×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Paraburgim ndaj 12 personave për tregti me armë

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 12 personave për veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

    Kjo është komunikata e plotë e Gjykatës Themelorë të Prishtinës:

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M., S.R., I.R., B.U., S.K., F.P., P.M., A.C., A.F., K.S., A.S., dhe B.H. për shkak të veprës penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 par.2 lidhur me par. 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 par.1 të KPRK-së.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit nuk është e bazuar, andaj dymbëdhjetë të pandehurve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, pasi që të pandehurit mund të fshehin, apo të ndryshojnë provat e veprës penale, mund të pengojnë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i masës së arrestit shtëpiak për të pandehurit, është masë e mjaftueshme për sigurimin e pranisë së tyre në procedurë penale.

    Palët kanë të drejtën e këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Kronika26 Nëntor 2024
    57 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 18 nga këto aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq...
    Kronika26 Nëntor 2024
    Janë arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve....
    Kronika26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq të Prishtinës. Me urdhër të prokurorit është bërë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e të martës, protestën e radhës në Tiranë për të kërkuar një...
    Vip26 Nëntor 2024
    Burimi i frikësuar nga nominimi ka diskutuar me Gjestin. “Jam qe 6 javë, ama kam dhanë diçka”, tha Burimi. Ai tutje shtoi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, si...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Jehona Lushaku nga LDK’ja ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend. Lushaku në emisonin ‘Pressing’ në T7 tha se Osmani...
    Vip26 Nëntor 2024
    Xheneta ka refuzuar ta realizojë me Gjestin sfidën e “Comodita Home”. “Vëllai i Madh” më thirr në dhomë të rrëfimit se nuk...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur fokus ndaj Ministrit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.