×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Papunësia në tremujorin e parë ishte 25.0%

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e anketës së fuqisë punëtore për tremujorin e parë të këtij viti, ku theksohet se pandemia nuk ka ndikuar gjatë këtyre muajve pasi ishte vetëm fillimi, ndërsa, ndikim më të theksuar pritet të ketë në tremujorin e dytë të këtij viti.

    ASK thotë se për shkak të Pandemisë COVID-19, që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës (mesi i muajit mars 2020), Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për TM1 2020 nuk janë publikuar sipas datës së planifikuar, pasi ASK-ja nuk ka munduar që të vazhdojë grumbullimin e të dhënave në terren nga 16 marsi 2020, ndërsa pas lehtësimit të disa masave nga ana e Qeverisë, nga data 22 qershor 2020 ka rifilluar grumbullimi i të dhënave në terren për t’i kompletuar të dhënat për tremujorin e parë dhe ka vazhduar deri më datën 05 korrik 2020.

    “Ndikimi i Pandemisë COVID-19 në të dhënat e tregut të punës pritet të jetë i theksuar në TM2 2020, derisa për TM1 2020 një pjesë e bizneseve nuk i kishin mbyllur aktivitetet (fillimi i Pandemisë) dhe ndikimi në të dhënat e tremujorit të parë ishte shumë i vogël. Pasi anketa është sipas rotacionit të mostrës (përsëritshme) me panele, të dhënat më reprezentative do të jenë të disponueshme në raportin përfundimtar për vitin 2020. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 38.8%. Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2020 është 29.1%”, thuhet në njoftim.

    Sipas ASK-së, punësimi më i lartë është te meshkujt 44.0%, ndërsa punësimi te femrat është 14.1%.

    “Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 55.5 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 43.2%. Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.1%; prodhimi me 12.0%, arsimi me 10.7%; si dhe ndërtimtaria me 10.6%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim. Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 39.5% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 60.5% kanë kontratë të përkohshme. Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2020, shkalla e papunësisë është 25.0%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 30.6%, krahasuar me meshkujt, 23.0%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 46.4%. Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2020, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 61.2%, me fokus të veçantë te femrat me 79.7 %, krahasuar me meshkujt, 42.9%”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.