×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pandemia ndikoi në uljen e dhuruesve të gjakut, situata me rezervat në Transfuzion e kënaqshme

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, pas aksioneve të shumta vullnetare ka arritur që të sigurojë rezerva të kënaqshme të grupeve të ndryshme të gjakut.

    Drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, Bukurie Zhubi thotë se edhe përkundër pandemisë dhe shifrave të larta të qytetarëve të infektuar me COVID-19, ky institucion shëndetësor ka arritur të normalizojë gjendjen me rezervat e gjakut për t’ju dalë në ndihmë pacientëve në nevojë.

    Ajo tha se gjatë muajit shkurt janë organizuar aksione të shumta për dhurim të gjakut.

    “Rezervat janë të kënaqshme, kemi rezerva të mjaftueshme dhe kemi mundësi për t’i mbuluar të gjitha nevojat për gjakun dhe përbërësit e gjakut kuptohet që për disa përbërës të gjakut që kanë jetëgjatësi të shkurt siç është fjala për trombocide gjithmonë duhen dhurues të rinj sepse produkti i tillë i gjakut të freskët. Ka qenë një vit jashtëzakonisht sfidues për shkak të situatës që ndodhemi por ia kemi arritur t’ia dalim duke iu falënderuar dhuruesve vullnetarë sepse mungesa kemi pasur, sidomos për grupet e gjakut negative siç është grupi i gjakut 0 negativ, A negativ, B negativ dhe AB negativ por ia kemi dal dhe kemi arritur t’i mbulojmë të gjitha kërkesat e gjakut”, theksoi ajo.

    Drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut thotë se pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në uljen e dhuruesve të gjakut.

    “COVID-i ka ndikuar dukshëm në uljen e dhurimeve të gjakut, po ashtu edhe në Kosovë. Ka qenë sfiduese edhe puna e stafit sepse jemi ballafaquar me një situatë plotësisht të re, ka qenë sfiduese edhe për vetë dhuruesit e gjakut derisa e kanë kuptuar dhe derisa e kanë luftuar ndjenjën e frikës kundër COVID dhe ka qenë ajo periudhë kur ka ndikuar dukshëm kjo në uljen e nivelit të rezervave të gjakut”, tha Zhubi.

    COVID-19 nuk i ka kursyer as stafin mjekësor në Transfuzionin e Gjakut, aktualisht pozitiv me virusin është vetëm një profesionist shëndetësor.

    “Ka qenë një pjesë e vogël e stafit që ka qenë i infektuar, aktualisht e kemi vetëm një mjek të infektuar të tjerë nuk kemi për momentin të infektuar me COVID-19, është koha që të gjithë e kanë kuptuar që duhen masat mbrojtëse që duhet respektohet distanca, mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës”, u shpreh ajo.

    Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë vitin që shkoi për shkak të pandemisë disa herë ka bërë thirrje publike për të rritur vetëdijen për dhurim të gjakut, pasi shpesh ky institucion ishte në gjendje kritike me sasi të gjakut.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte studentë të Universiteteve me...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.