Gjermania konsiderohej mbështetje për vendet e tjera evropiane dhe një model suksesi në luftën ndaj koronavirusit, gjatë valës së pranverës.
Ajo po ashtu ngrihej në qiell për një nga sistemet më të mira shëndetësore në botë. Por sot, edhe ajo, po fillon ta shohë veten në vështirësi me më shumë infektime se në çdo pikë tjetër të pandemisë. Infektimet me koronavirus shënuan një rekord të kohërave të premten me rreth 24 mijë raste të reja të regjistruara dhe po ashtu rekord shënoi edhe numri I pacientëve në njësitë e kujdesit intensive në vend.
Të dhënat zyrtare tregojnë se numri I pacientëve me covid 10 në njësitë e kujdesit intensive në gjermani, është rritur nga 267 që ishte më 21 shtator, në 3615 më 20 nëntor, një rritje 13 herë më e madhe në vetëm dy muaj. Ekonomia më e madhe e Evropës ia ka dalë mbanë relativisht mirë me pandeminë për momentin, krahasuar me vendet fqinje. E kjo pjesërisht për shkak të kapaciteteve të mëdha të saj të terapisë intensive, me 33.9 shtretër për 100 mijë banorë, në një kohë kur Italia ka vetëm 8.6 shtretër në terapi intensive për 100 mijë banorë.
Por me rastet e koronavirusit në të gjithë rajonin që po arrijnë kulme të reja, edhe sistemi shëndetësor gjerman është nën presion dhe spitalet në disa zona po arrijnë limitet e tyre. Liderët gjermanë paralajmëruan së fundmi se sistemi mund të pësojë kolaps Brenda disa javësh nëse trajekrorja aktuale do të vazhdojë.