×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani: Për marrëveshjen finale nevojitet mbështetje gjithëpërfshirëse dhe unitet politik

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në takim me një delegacion të Departamentit Federal për Politikë të Jashtme të Zvicrës, diskutoi për bashkëpunimin ndërshtetëror, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritashëm, me besimin që i tillë do të jetë edhe në vazhdim.

    Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Kuvendi thuhet se në këtë takim u diskutua edhe për situatën politike në vend, me theks të posaçëm në procesin e dialogut Kosovë- Serbi.

    Kryetarja Osmani përsëriti qëndrimin se ky dialog duhet të përcillet me transparencë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe se ky organ ligjvënës duhet të ketë rol aktiv në këtë proces. Sipas saj, secila marrëveshje duhet të zbatohet në terren, ndaj nevojitet mbështetje gjithëpërfshirëse, unitet politik, angazhim i shoqërisë civile dhe legjitimitet nga qytetarët.

    Nga ana e përfaqësuesve zviceranë u përmend ndihma e këtij shteti në projekte që lidhen me fuqizimin e rolit të Kuvendit të Kosovës në mbikëqyrjen e dialogut më Serbinë. Gjithashtu u përmend nevoja e bashkëpunimit edhe në sferën ndërparlamentare.

    Temë e diskutimit dypalësh ishte edhe çështja e viktimave të dhunës seksuale nga lufta dhe nevoja për një muze të përhershëm kujtimi për fëmijët që e kanë humbur jetën në luftë.

    Kryetarja Osmani tha se duhet bërë më shumë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke i fuqizuar nismat aktuale dhe duke e ruajtur kujtimin e përhershëm të të gjithëve atyre që humbën jetën në luftën e fundit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim në Skenderaj, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas raportimit se vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli është shpërblyer me një tender...
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projekt-buxheti për vitin 2025, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën “Agro-Florentina” në Skenderaj, ku theksoi se qeveria e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj. Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.