Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani priti në takim U.D. Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosovës, Vjollca Shala-Mulaj dhe Zëvendësen e saj, Fakete Kadiu.
Sipas komunikatws nga Kuvendi, në këtë takim, Osmani u njoftua me funksionimin dhe operativitetin e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës. Me këtë rast, Osmani i falënderoi për vizitën e zyrtaret e larta të Postës së Kosovës duke ofruar mbështetje parimore për këtë ndërmarrje.
Po ashtu, palët u dakorduan për një bashkëpunim me qëllim të promovimit të pullës postare “ Heroinat”.
Kryetarja Osmani u shpreh që: ‘Do të jem çdo herë pranë dhe do të përkrah çdo nismë që promovon historinë tonë dhe që ndikon drejtpërdrejt në fuqizimin e grave të Kosovës.”
Në takim, Kryetarja Osmani pranoi nga zyrtaret e lartë të Postës dy ekzemplarë të kornizuar me pulla postare të dedikuara Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Shën Nënë Terezës.
Gjithashtu, në Kuvendin e Kosovës do të organizohet një event për promovimin e pullës postare ‘Heroinat’.