×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani: Brukseli po e trajton Serbinë si “një fëmijë të llastuar”

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kritikoi Bashkimin Evropian se nuk e ka trajtuar Kosovën si të barabartë me Serbinë në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Në një intervistë për Associated Press, Osmani mendon se Brukseli nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe vijon të trajtojë Serbinë si “një fëmijë të llastuar”.

    “Duhet të trajtohemi njëjtë gjatë këtij dialogu. Nëse ndodh kjo, atëherë shtrohet rruga për një dialog të suksesshëm në të ardhmen”, tha Osmani.

    Kryetarja e Kuvendit tha se Serbia, e cila është përgjegjëse për vrasjen e civilëve, përfshirë edhe fëmijë, po vazhdon të mohojë krimet e kryera në Kosovë.

    “Ata i mohojnë të gjitha krimet e tmerrshme që kryen në të gjithë ish-Jugosllavinë, por posaçërisht në Kosovë”, deklaroi Osmani.

    Po ashtu, Osmani u shpreh se në momentin që Serbia e pranon realitetin që Kosova është një vend i pavarur atëherë do të flitet për një dialog të suksesshëm.

    Sipas saj, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëj më shumë presion ndaj Serbisë.

    Duke u ndalur te krimet serbe, ajo tha se ende nuk ka drejtësi për viktimat.

    “Ende nuk ka pasur drejtësi për viktimat as pas më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës”, u shpreh Osmani.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transportit publik urban, të cilat do të mund të përdoren...
    Lajme02 Janar 2025
    Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën. Pacolli ka thënë se vitin që shkoi ka sjellë letrat...
    Lajme02 Janar 2025
    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sipas obligimeve ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka nxjerrë Rregulloren...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Propozimet e përmendura gjatë bisedimeve të koalicionit të Austrisë sugjerojnë se mund të ketë ndryshime në kërkesat e shtetësisë, me një ndryshim...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Berisha me rastin e vdekjes së ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha....
    Vip02 Janar 2025
    Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale. E më së shumti u përfol...
    Lajme02 Janar 2025
    KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në Kosovë, kanë kryer trajnime në hedhjen e...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i prekur thellë nga vdekja e ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha. Haradinaj në...
    Kronika02 Janar 2025
    Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kundër drogës në rrugën ”Bejtush Gërbeshi”, rezultoi me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.