×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​OAK kërkon kontrolla më të shpeshta nga Inspektorati i Tregut

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Asgjësimi i mallit me afat të skaduar ishte tema kryesore e takimit të realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Kryeinspektorit të Tregut, Lulzim Syla.

    Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, kërkoi që kontrollat nga Inspektorati i Tregut të jenë më të shpeshta, pasi që kohëve të fundit kemi pranuar ankesa të shumta nga marketet lidhur me asgjësimin e mallit me afat të skaduar.

    Sipas marketeve, aktualisht produktet me afat të skaduar mblidhen në depo dhe presin për rikthim tek prodhuesi apo distributori. Në momentin e kthimit të mallit, ka shumë raste kur nuk janë prezent përfaqësues, qoftë nga Inspektorati i Tregut, Inspektorati Sanitar, ATK apo edhe Policia.

    Kthimi i produktit me afat të skaduar tek prodhuesi apo distributori, lejon mundësinë e keqpërdorimit siç është ndërrimi i datës së produktit dhe rikthimi i të njëjtit në treg. Një veprim i tillë përveç që ndikon në shëndetin e gjithë shoqërisë tonë, njëkohësisht po vë në pozitë të pa lakmueshme marketet, pasi që dyshimi fillestar për këto keqpërdorime nga inspektorët bie tek marketet e jo tek prodhuesi apo distributori.

    Ndërsa, anëtari i bordit Hysni Zogaj, kërkoi që asgjësimi të bëhet në vendin e ngjarjes, e jo në depo të furnitorëve.

    Kryeinspektori i Tregut, Lulzim Syla, përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani, duke shtuar që bashkëpunimi është shumë i nevoshjëm, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të favorshme për të bërit biznes në vend.

    Është shqetësuese të dëgjosh që ende kemi prezente raste të tilla, dhe vlen të theksohet që ne si Inspektorat jemi duke pranuar kërkesa të vazhdueshme për asgjësim të mallit dhe asnjëherë nuk hezitojmë të bashkëpunojmë në këtë aspekt, shtoi Syla. Ai kërkoi bashkëpunim edhe nga marketet, që në raste të kthimit të mallit, t’i njoftojnë paraprakisht, në mënyrë që të jenë prezent në vendin e ngjarjes.

    Sipas Kryeinspektorit Syla, punën e Inspektoratit të Tregut po e vështirëson mos harmonizimi me Komunat, pasi që sipas ligjit Inspektorët Komunal ani pse përdorin të gjitha resurset e Komunës, janë në dispozicion të Inspektoratit, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh në realitet. Përmirësimi i kësaj linje të komunikimit, do të lehtësonte punën e Inspektoratit dhe do të bënte që bizneset të jenë të kënaqura, shprehu Syla.

    Ne takim u biseduan edhe kërkesat e Inspektoratit e që OAK mund të loboj tek institucionet.

    Nga Rubrika
    Ekonomi08 Mars 2025
    Administrata Tatimore e Kosovës tha se ka mbledhur 184.3 milionë euro tatime për periudhën janar-shkurt 2025. “Viti i kaluar ishte një vit...
    Ekonomi06 Mars 2025
    Binance, lider global në industrinë e kriptovalutave, feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një seri eventesh të organizuara në mbarë botën. Këto...
    Ekonomi04 Mars 2025
    📢 Binance sjell një mundësi unike për të gjithë tregtarët e kriptovalutave në Kosovë dhe botë!  Binance, ekosistemi global i blockchain-it me mbi 260 milionë përdorues,...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Sipas Eugen Cakollit, në PZAP janë dorëzuar vetëm 6 ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh. Tri ankesa vijnë nga një kandidat i PDK-së,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi...
    Lajme17 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Lëvizja Vetëvendosje po e kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës për shkak që...
    Lajme17 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar tri ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP). Ata kërkojnë nga ky organ t’i anulojë 18...
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gjatë këtij takimi, u...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.