Pas një viti në të cilin kemi veshur flokë më natyralë, ne do të dëshirojmë të ndryshojmë dhe të eksperimentojmë në ngjyrat e fijeve, dhe një nga trendet do të jetë blu e errët në vend të së zezës.
“Blu e errët është e zeza e re, klientët e kërkojnë atë gjithnjë e më shpesh, kjo më kujton një trend nga fundi i viteve nëntëdhjetë kur kjo nuancë ishte një hit i madh. Sidoqoftë, blu jep një dinamikë ndryshe nga e zeza, është e pazakontë dhe interesante, mund të errësohet plotësisht{, ka thënë DaRico Jackson, një floktar nga Los Anxhelos për revistën “In Style”.
Nuanca e toneve blu mund të vishen në fije në stilin ombre ose balayage, dhe gjithashtu funksionon shumë mirë në pjesët e poshtme të flokëve.
Edhe pse ngjyra është e pazakontë, ajo mund të jetë aq e errët sa të jep vetëm një shkëlqim kaltërosh.
Një tjetër variant i parashikuar nga floktari i famshëm është portokalli. Kjo hije është shumë e ngrohtë, thekson fytyrën dhe i jep flokëve një përshtypje të gjallërisë.
Jackson parashikon gjithashtu popullaritetin e ngjyrave të argjendta dhe metalike. Në fakt, këtë vit një numër i grave kanë provuar ngjyrën e tyre natyrale, dhe disa ndoshta do të qëndrojnë në gri.