×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Një vit nga rënia e Qeverisë Kurti 1

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Sot mbushet një vit nga rënia e Qeverisë Kurti, pasi Kuvendi i Kosovës, me kërkesë të 44 deputetëve, me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim, mbështeti mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

    Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, doli fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019 dhe ajo arriti të bëjë koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa.

    Qeveria e re që nga fillimi pati probleme në funksionimin e mirëfilltë për shkak të fërkimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, e cila arriti kulmin e saj pasi ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu nga radhët e LDK-së tha se numri i të prekurve me koronavirus po rritet nga sekonda në sekondë.

    Kjo zgjoi reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Albin Kurti duke shkarkuar ministrin nga radhët e partnerit qeverisës, e cila shkaktoi pakënaqësi të shumta në radhët e partisë së Mustafës, e cila më vonë ngriti mocionin e mos besimit që rezultoi me rënien e Kurtit pas vetëm 50 ditë punë.

    Ndryshe, pas rënies së Qeverisë Kurti u votua qeveria e re me në krye Avdullah Hotin nga radhët e LDK-së, e cila gjithashtu nuk pati jetë të gjatë, pas aktgjykimit të Kushtetueses se zgjedhja e saj ishte bërë në mënyrë jo legjitime dhe kështu vendi shkoi serish në zgjedhje të reja.

    Ndërkohë që një vit pas, sërish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, kjo pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të 2021-ës, ku VV doli partia më e votuar.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.