×
  • Front TV
  • Front TV

    ​Nis seanca parlamentare, Hoti në dy interpelanca

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Me 40 minuta vonesë, ka nisur seanca parlamentare, ku veç tjerash janë paraparë dy interpelanca të kryeministrit Hoti. Shefi i ekzekutivit me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje do të ballafaqohet me deputetët për dy tema, për Liqenin e Ujmanit dhe për personat e pagjetur.

    Në këtë seancë priten të shqyrtohet edhe disa projektligje.

    Ky është rendi i ditës:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Pyetjet parlamentare,

    3. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

    4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën Ndërkombëtare Private,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-028 për Inspektoratin e Punës,

    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-012 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256,

    11. Shqyrtimi i Raportit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

    12. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019,

    13. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019,

    14. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2019,

    15. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019,

    16. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019,

    17. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1263911847309285/

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën nga 30 dhjetori 2024 deri më 3 janar 2025. Sipas raportit,...
    Bota/Rajoni29 Dhjetor 2024
    Presidenti i Azerbejxhanit Ilham Aliyev  fajësoi drejtpërdrejt Rusinë, për rrëzimin e një avioni pasagjerësh të vendit që ai udhëheq, ngjarje kjo e...
    Vip29 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, kanë krijuar dyshime se një aleancë e re po zhvillohet mes tre konkurrentëve. Bëhet...
    Vip29 Dhjetor 2024
    Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Rovena dhe Leo kanë folur rreth raportit mes Sarës dhe Drilonit. Mendimet e tyre ishin...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Në eventin që organizoi për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se vitin e ardhshëm,...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Pas protestës së mbajtur të shtunën në Shkup, lidhur me ndotjen e ajrit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar. Ajo thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.