Agjencia e Regjistrimit Civil do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese edhe në Komunën e Gjilanit.
Lëshimi do të bëhet nesër nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente/Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Komunën e Gjilanit.
Për shkak të COVID-19, nuk do të ketë ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil/Ministria e Punëve të Brendshme.