×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në rrugët e Mitrovicës pula e kafshë tjera shiten në kohë pandemie

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Në kohën kur qeveria e vendit ka marr vendim për shkak të gjendjes pandemike që të ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në rrugët afër tregut të qytetit të Mitrovicës vazhdojnë të shiten pula, lepuj e kafshë tjera, ndërsa inspektorët dhe policia shëtisin me automjetet e tyre përskaj këtyre rrugëve dhe bëhen sikur nuk shohin asgjë.

    Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe të rrezikuar tejmase sepse pulat prehen nëpër këto rrugë pa asnjë kriter.

    Bedri Syla, qytetar i Mitrovicës, thotë për KosovaPress se kjo që po ndodhë është tmerr që s’kishte dashur ta shoh as në rrugët e shteteve më të pazhvilluara në botë.

    Sipas tij, në këto kohë të vështira pandemie, dhe në këtë mënyrë, ky virus vdekjeprurës mund të shpërndahet shumë lehtë, ndërsa fajëson organet komunale për një gjë të tillë.

    “Pamje të tilla nuk kisha dashur të shoh as në Afganistan dhe në shtetet tjera më të pazhvilluara në botë. Shikoni qysh prehen pulat në rrugë, derisa qeveria ka lejuar therjen e kafshëve vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim. Kjo rrezikon seriozisht përhapjen e këtij virusi që ka goditur botën. Fajet i kanë organet komunale, inspektorati, por edhe policia që nuk i ndalon”, ka thënë Syla.

    Shpresa, një mitrovicase tjetër, thotë se nuk ka shtet dhe këtu nuk funksionon ligji.

    “Për fat të keq kjo situatë vetëm sa konfirmon se nuk kemi shtet dhe në Kosovë nuk funksionon ligji”, tha ajo.

    KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me kryeinspektorin komunal, Fidan Ademi, për të marrë një deklaratë rreth kësaj çështje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

    Disa qytetarë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për KosovaPress, kanë bërë të ditur se vendimet e qeverisë së Kosovës, e cila përbëhet në masë nga njerëz të LDK-së, në Mitrovicë nuk rrespektohen qëllimisht, për shkak se kjo komunë udhëhiqet nga Vetëvendosja.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Lajme02 Janar 2025
    Sot rreth orës 16:35 policia në Prizren ka marrë informatë se në emergjencën e Spitalit Rajonal është duke u trajtuar viktima 44-vjeçar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...
    Lajme02 Janar 2025
    Bashkëshortja e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, Elizabeta Sylaj, ka shpërnda një fotografi së bashku me Altinin, ku i ka dhënë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.