×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, Daut Haradinaj prezanton “Kodin e Gjeneralëve”

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, ka vendosur të dalë me një projekt-ide, i cili quhet “Kodi i Gjeneralëve”.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se 24 marsi është një prej datave me të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, ku 23 vjet më parë pas rezistencës në Gllogjan, UÇK-ja filloi luftën frontale në Dukagjin.

    “Pikërisht në këtë ditë të shënuar historike, kam vendosur të dal me një projekt-ide për themelimin e një klubi që do të bashkonte të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të cilët nuk janë më aktivë. Ideja ime është që ky organizim ose klub që është praktikë e shumë vendeve të NATO-s, të quhet “Kodi i Gjeneralëve”. Anëtarë nderi të këtij klubi mund të jenë edhe ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët kanë ndihmuar lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë”, ka shkruar Haradinaj.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    24 Marsi është një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë të re! 23 vite më parë pas rezistencës në Gllogjan, UÇK-ja filloj luftën frontale në Dukagjin. 22 vite më parë UÇK-së dhe luftës sonë iu bashkua edhe NATO-ja, me të cilën bashkërisht e arritëm lirinë e Kosovës.

    Pikërisht në këtë ditë të shënuar historike, kam vendosur të dal me një projekt-ide për themelimin e një klubi që do të bashkonte të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të cilët nuk janë më aktivë.

    Ideja ime është që ky organizim ose klub që është praktikë e shumë vendeve të NATO-s, të quhet “Kodi i Gjeneralëve”. Anëtarë nderi të këtij klubi mund të jenë edhe ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët kanë ndihmuar lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë.

    Qëllimi i këtij klubi që do të funksiononte si një OJQ jofitimprurëse është që përmes ekspertizës dhe bagazhit që bartin gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të mbështesin institucionet tona të sigurisë:

    – Në avancimin dhe profesionalizmin e punës së tyre;

    – Në përafrimin e tyre me NATO-n dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar të sigurisë;

    – Promovimi i traditës ushtarake të Republikës së Kosovës, vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);

    – Mbrojtjen e dinjitetit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet qeverisëse: qendrore, lokale, agjencitë dhe shoqatat tjera në Republikën e Kosovës;

    – Bashkëpunimi me shoqatat dhe organizatat simotra ndërkombëtare me qëllim të promovimit të interesave dhe vlerave kombëtare të Republikës së Kosovës.

    Këto qëllime do të arriheshin përmes organizimit të:

    – Seminareve, tribunave, konferencave dhe organizimeve të ndryshme;

    – Studime shkencore dhe profesionale të luftës së UÇK-së;

    – Debateve, qëndrimeve, analizave dhe rekomandimeve nga fusha e sigurisë dhe interesave kombëtare;

    – Veprimtari multimediale dhe publicitare.

    Kētë ide e kam disktuar më shumë miq dhe kolegë të cilët e kanë mbështetur dhe kanë dhënë sugjerimet e tyre të vlefshme. Bashkë me ta në ditët në vijim do ta formësojmë këtë projekt!

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.