Një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që dyshohet se i njëjti me veturë ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Novosellë të Kamenicës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.