×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​MZhE në vitin 2019 shfrytëzoi vetëm 60 % të buxhetit, i pagoi 18 punëtorë pa shkuar fare në punë

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për vitin 2019, thekson se kjo ministri ka shpenzuar vetëm 60 përqind të buxhetit final, që është një rënie prej 35 përqind krahasuar me vitin 2018. Kjo është kritikuar nga deputetët anëtarë të Komisionit për mbikëqyrje të Financave Publike, duke thënë se është një nga ministritë me realizimin më të ulët të buxhetit.

    Ky raport është shqyrtuar të martën në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, e ku është theksuar se në këtë ministri ka mungesë të evidencës për vajtje ardhjet në punë, ku në këtë ministri pas një procesi të rekrutimit me akt emërime ishin integruar 18 nëpunës të komunitetit serb, ish pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”, ku kjo ministri nuk ka dëshmi për ta konfirmuar paraqitjen e tyre në vendin e punës.

    Megjithatë Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë pagesën e pagave vjetore për këtë punonjës mbi 92 mijë euro.

    Kryetari i komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Bedri Hamza, ka prezantuar të gjeturat e raportit të Auditimit për këtë ministri për vitin 2019.

    “Vendimi i Qeverisë nr.06/39 i datës 22.07.2015, aprovon konkluzionet e dakorduara për zbatimin e të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’. Në MZhE ishin caktuar të punojnë 18 ish pjesëtar të “Mbrojtjes Civile” të cilët ishin pajisur me akt emërime. ZKA ka vërejtur se për 18 zyrtarët e lartcekur, ministria nuk ka dëshmi për ta konfirmuar prezencën e tyre në vendin e punës, apo raporte për punën e kryer gjatë vitit 2019, përderisa ministria kishte bërë pagesën e rregullt të pagave të tyre. Vlera financiare për shpenzimet e pagave për vitin 2019 për këta zyrtar ishte 92,708€. Kjo gjendje ishte e njëjtë edhe në vitin e kaluar dhe e njëjta ishte raportuar në raportin E ZKA-së për vitin 2018”, tha ai.

    Edhe deputetja e LDK-së Vlora Limani, në këtë mbledhje të komisionit ka kërkuar që të gjendet zgjidhja për punëtorët të cilët paguhen dhe nuk ka fakt se ata paraqiten në punë.

    “Është çështje e cila po na paraqitet në çdo raport të auditorit, megjithatë ajo që duhet të theksoj edhe një herë sepse e theksova edhe në raportin paraprak në MASH dhe thuajse çdo organizatë buxhetore ka këtë problem që i ka marrë ata punëtorë. Megjithatë në marrëveshjen politike askush nuk ka abstenohet prej mungesës në punë, prandaj duhet të gjeni mekanizëm që ata punëtorë të vijnë dhe të kryejnë punën për çka janë aty”, tha ajo.

    Ministria e Zhvillimit Ekonomik, tashmë është shndërruar në Ministri të Ekonomisë dhe Ambientit, ku ministri Blerim Kuçi, tha se të gjitha të gjeturat e raportit do të adresohen nga grupi punues për zbatimin e rekomandimeve.

    Sa i përket të 18 të punësuarve, ai tha se e kanë adresuar këtë çështje dhe se janë duke biseduar me zyrën e kryeministrit që ta gjejnë një zgjidhje.

    “E kemi adresuar dhe jemi duke biseduar bashkë me zyrën e kryeministrit ta gjejmë një zgjidhje adekuate duke e pasur parasysh që kjo ka edhe premisa politike. Kurse gjetjet tjera janë të zbatueshme, ne kemi hartuar planin e veprimit dhe jemi duke e zbatuar dhe duke e përcjell progresin e implementimit të të gjitha gjetjeve që janë bërë në bazë të këtij raporti… Ne jemi munduar të gjejmë një zgjidhje krejtësisht adekuate. Sekretari permanent e ka marrë për obligim me e zgjidh këtë çështje në kohën më të shkurtë të mundshme duke pasur parasysh edhe ndjeshmërinë e kësaj çështje. E thash kështu, po nuk thash që po i iki përgjegjësisë, assesi nuk po i iki përgjegjësisë”, tha ai.

    Sa i përket kritikave për realizim të vetëm 60 përqind të buxhetit për vitin 2019, Kuçi tha se e pranon se është performancë e dobët, por që tha se do ta adresojnë.

    “Ka të bëjë me performancën, ne e pranojmë që 60 përqind efikasiteti i kryerjes së investimeve është një performancë e dobët, por nuk ka të bëjë vetëm me ministrinë. Normalisht duke e parë këtë çështje ne kemi rritur kapacitetet për të dhënë direktivat e caktuara për me qenë më efikas në të ardhmen”, tha ai.

    Ministri Kuçi, i është përgjigjur edhe deputetit të LVV-së, Eman Rrahmani, lidhur me tenderin prej 5 milionë euro në Suharekë, ku tha se kur e ka fituar nuk ka qenë në pozitë as të deputetit e as të ministrit.

    “Ajo ka ndodhur në kohën kur nuk kam qenë ministër e as nuk kam qenë as deputet edhe pse e drejta ime ligjore ekziston nëpërmes kompanisë për të fituar tenderë se jetoj prej asaj që sa kohë, unë, familja dhe një numër i madh i punëtorëve të caktuar. Kështu që mos i jepni kahja temës së caktuar. Tenderi i cili është fituar ka qenë në kohën e z.Kurti kur jam shpallur fitues kompania ime është shpallur fituese, nuk kam qenë as në pozitën e deputetit e as të ministrit”, tha ai.

    Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike ka shqyrtuar sot edhe raportin e Auditimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe ka bërë shqyrtimin e propozim rekomandimeve për Raportin e Auditimit për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim për vitin 2019.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Të tjera
    Vip30 Dhjetor 2024
    Driloni ka folur me Gjestin pasi Xheneta e akuzoi se ia shikonte gjoksin. Driloni, mes tjerash, i tregoi Gjestin edhe për ato...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Një pjesë e banorëve sot kanë luajtur pantomime në Big Brother VIP Kosova 3. Të mbledhur në dhomën e ditës, banorët me...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Driloni e ka quajtur ”rrence” Xhenetën, e cila akuzonte atë se e kishte shiquar në momentet e saj intime. ”Kërkush so ka...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Shumë liderë evropianë kanë reaguar me nderime të përzemërta ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimmy” Carter...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, në Ditën e Veteranit, ka shprehur respektin dhe krenarinë për sakrificat e veteranëve të Ushtrisë...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.