Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati zhvilloi sot takim virtual me FMN-në ku u diskutua për rritjen e bashkëpunumit ndërmjet dy institucioneve.
Gjatë takimit ministri, Hekuran Murati, i falënderoi përfaqësuesit e FMN-së për urimin dhe mirëpriti gatishmërinë e FMN-së për të bashkëpunuar dhe mbështetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në realizimin e objektivave të Ministrisë të cilat janë në harmoni me objektivat e FMN-së.
Ndërsa, përfaqësuesit e FMN-së e uruan ministrin Murati për detyrën e re dhe shprehën gatishmërinë e tyre për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.