Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka dhënë parashikime ‘të errëta’ rreth realizimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili mori ‘dritën jeshile’ javën e kaluar në Kuvend pas tetë herë tentime dhe atë vetëm pasi u siguruan votat e Partisë Demokratike të Kosovës.
Murati shkruan në Facebook se Qeveria Hoti pas kalimit të këtij ligji serish do të arsyetohet për shtyrjen e zbatimit të tij për shkak të buxhetit.
“Tash që edhe Ligji për Rimëkëmbje kaloi, qëllojani se cili do të jetë arsyetimi i radhës! Shënojeni diku se, TANI do të thonë që nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa kaluar buxheti i vitit 2021. Ata nuk e kanë hallin e qytetarëve dhe ekonomisë, por si t’ia zgjasin jetën kësaj qeverie ilegale e të zhvatin sa më shumë”, shkruan Murati.
Postimi i plotë:
Kur e morën qeverinë, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar rishikimi buxhetor. Thanë, fajin e ka opozita. Kur u miratua Rishikimi Buxhetor, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar Ligji për Rimëkëmbje. Thanë, fajin e ka opozita.
Tash që edhe Ligji për Rimëkëmbje kaloi, qëllojani se cili do të jetë arsyetimi i radhës! Shënojeni diku se, TANI do të thonë që nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa kaluar Buxheti i vitit 2021. Dhe përsëri do ta fajësojnë opozitën.
Pra kuptojeni, këta nuk e kanë hallin e qytetarëve dhe ekonomisë. Hallin e vetëm e kanë se si t’ia zgjasin jetën kësaj qeverie ilegale e të zhvatin sa më shumë.