Ministria e Bujqësisë, ka njoftuar se këto 4 ditë kanë paguar 20,39 milionë euro subvencione për 17.060 fermerë.
Për këtë arsye ministri Mustafa nesër do të takojë fermerët për t’i njoftuar që përkrahja për ta, do të vazhdojë deri në pikën e fundit.
Mustafa ditë më parë gjatë takimit me fermerët tha se të gjitha kërkesat e bujqve edhe ato për kredi do të inkorporohen në programin e kësaj ministrie për vitin 2021 e tutje.
Mustafa tha se dyfishimi i subvencioneve për bujqit ka pasur efekte pozitiv në zhvillimin e bujqësisë dhe motivimin e fermerëve për punën e tyre.