Menaxherëve të shkollave në komunën e Kamenicës, nuk po u lejohet te flasin për media.
Ata kanë treguar për KosovaPress se në grupet e tyre në “Viber”, janë njoftuar se nuk kanë drejtë të prononcohen para mediave.
Ndryshe sipas zyrtarit të KKZ-së në Kamenicë, Agim Kastrati janë 33.104 qytetarë që kanë drejtë vote në këtë komunë. Po ashtu, 28 qendra vendvotimi, dhe 50 vendvotime, 6 qendra votimi serbe dhe 7 vendvotime. Mbi 40 persona janë të infektuar në këtë komunë.