“Djajtë e Kuq” janë ende duke e monitoruar situatën e dy mbrojtësve, njërit të Atletico Madridit dhe tjetrit të Norwich Cityt.
Kieran Tierney dhe Max Aarons janë nën radarin e gjigantit anglez Manchester United, raporton “Forbes”.
“Djajtë e Kuq” thuhet se dëshirojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes duke sjell në radhët e tyre njërin nga Aarons ose Trippier, përcjell KosovaPress.
Trippier këtë edicion 2020/21 ka bërë 14 paraqitje për skuadrën e Atletico Madridit, duke regjistruar pesë asistime, ndërsa Aarons ka bërë 25 paraqitje për skuadrën e Norwich, e cila garon në Championship-in anglez, duke regjistruar një gol dhe tre asistime.