Grupi i Grave së bashku me Zyrtaren për Barazi Gjinore, Vera Bytyçin, vizituan sot QKMF në Malishevë, me ç’rast u pritën nga drejtori Nuhi Morina.
Drejtori i QKMF-së Nuhi Morina njoftoi grupin e grave për shërbimet që iu ofrohen qytetarëve dhe mungesat që kanë gjatë punës së tyre. Ai ndër të tjera për këtë muaj tha se lirohen gratë nga pjesëmarrja në pagesë gjatë kryerjes së shërbimeve në kabinetin e radiologjisë.
Po ashtu u dakorduan për bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme për të plotësuar nevojat gjatë kryerjes së shërbimeve mjekësore.
Ndryshe, vizita e sotme ishte vazhdimësi e bashkëpunimit me QKMF, në realizimin e ligjëratave në zonat rurale me temën “Parandalo para se të mjekosh”, të cilat i paraprinë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit