Federata e Futbollit e Uruguait ka njoftuar sot se Luis Suarez ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Testet në ekipin kombëtar të Uruguait dhanë dy rezultate pozitive para ndeshjes me Brazilin.
Përveç Suarez, me COVID-19 rezultoi edhe Rodrigo Munoz. Asnjë prej tyre nuk ka simptoma.
Suarez do të humbasë përplasjen me Brazilin të mërkurën në kualifikimet e Kupës së Botës, dhe ka shumë të ngjarë ndeshjen tjetër të Atletico Madrid.
Një fatkeqësi e veçantë për Suarez është që Atletico do ta luajë ndeshjen të shtunën kundër ish-klubit të tij Barcelona.