Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Zogaj për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Sefedin Zogaj.
“Sefedini do të mbetet përherë̈ në kujtesën tonë si një burrë fisnik, luftëtar trim dhe i dashur për të gjithë bashkëluftëtarët”, ka shkruar Limaj në faqen zyrtare të kësaj partie.
Postimi i plotë:
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit tim, Sefedin Zogaj. Sefedini do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një burrë fisnik, luftëtar trim dhe i dashur për të gjithë bashkëluftëtarët. I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Zogaj, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. U prehsh në paqe bashkëluftëtari im! FL”