×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Limaj kritikon LVV: Vendin do ta drejtojnë ata që e shanë dhe bën gjithë këtë polarizim

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Në shtatë vjetorin e themelimit të Nismës Socialdemokrate, kreu i kësaj partie ka kritikuar politikat e partive të tjera. Sipas tij, shtetin do ta drejtojnë ata po polarizuan dhe e degraduan atë.

    Fatmir Limaj tha se shtatë vjet më parë ishin bashkuar për një zë ndryshe, i cili përfaqësuesen misionin dhe dëshirën e atyre për shërbim të vendit.

    Tutje, sipas tij, Nisma Socialdemokrate asnjëherë nuk nxjerrë interesat e saj partiake para interesit të vet qytetarit.

    “Sa më shumë ndjellni dhe përçani qytetarët. Sepse kjo sjell rezultatin e shkurtër dhe solidarizimi momental. Ata do e drejtojnë një vend që e kanë sharë druaj shumë që ky vend do të paguajë shumë për gjithë atë polarizim”, ka deklaruar ai.

    Kreu i kësaj partie, ka shtuar se për shtatë vjet janë sfiduar si Kosovë për shumë probleme. E që për këtë, u zotua se partia e tij ka kryer shumë punë.

    Në përvjetorin e themelimit Nismës, ai ka përmendur edhe ish-partiakun e tij, i cili po gjykohet nga Specialja.

    “Ti qëndrojmë përshëndetjet për një burrë të madh. Vazhdon të paguajë çmimin për të arriturat në Kosovë. Njerëzit vizionar qe krijojnë punë të mëdha asnjëherë nuk ju kthehet shpërblimi në kohën e duhur. Përshëndetje për ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vlera dhe vepra e bacës Jakup dëshmon më së miri punën e tij. Sot Jakup Krasniqi është në Hagë për të arritur që ka kaluar Kosova. Ai është në Hagë pas pavarësisë së Kosovës”, theksoi ai.

    Limaj tha se janë krenar çfarë kanë prezantuar gjatë fushatës zgjedhore. Ai tha se nuk i takojnë atyre njerëzve që rrinë qosheve dhe presin rezultatet. Tutje, theksoi se do të vazhdojnë zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.