Kylian Mbappe është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që ka arritur 25 gola në këtë garë, duke thyer rekordin e Lionel Messit.
Mbappe shënoi golin e parë kundër Barcelonë, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 31 të ndeshjes kthyese.
Në 22 vjet dhe 80 ditë, Mbappe theu një rekord të vendosur nga Messi në moshën 22 vjeç dhe 286 ditë, përcjellë KosovaPress.
Mbappe i dha PSG-së një epërsi të madhe në ndeshjen e dytë duke shënuar një hat-trick në ndeshjen e parë në “Camp Nou“.
Me golin e tij në shtëpi të mërkurën, Mbappe vendosi edhe një rekord.
Sulmuesi ka katër gola kundër Barças në Ligën e Kampionëve të këtij viti, duke u bërë lojtari i parë që shënoi kaq shumë gola kundër “Blaugranëve” në një sezon të vetëm të garës.