×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kundërshtohet ashpër vendimi për mbylljen e çerdheve

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Vendim të ngutshëm dhe të pamenduar mirë po e quan Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private, vendimin e qeverisë për pezullim të punës së çerdheve publike dhe private në vend.

    Kryetarja e këtij Asociacioni, Gëzime Rexhepi-Çollaku, tha se janë të shokuar me këtë vendim, përderisa thotë se nga 1 qershori e deri më sot nuk kanë pasur ndonjë rast të infektimit me COVID-19 të fëmijëve në çerdhe.

    Ajo tha se me këtë vendim rrezikohen shumë institucione parashkollore të mbyllen, pasi sipas saj e kanë të pamundur të realizojnë të hyrat e planifikuara.

    Rexhepi-Çollaku: Ka qenë një vendim i ngutshëm dhe i pamenduar mirë

    “Ne si asociacion i institucioneve parashkollore private ka qenë një lajm shokues për neve. Derisa ne nuk e pritnim këtë, sepse deri më tani që nga 1 qershori kemi marrë të gjithë preventivën që mos ta kemi as edhe një rast të mundshëm në kopshte dhe kur dihet që në këtë sezon nga numri total i fëmijëve vetëm 20 përqind të kapacitetit ka qenë duke vijuar në çerdhe. Që do të thotë të gjithë ata prindër që i kanë sjell fëmijët e tyre në kopshte qoftë private apo publike kanë qenë si domosdoshmëri në pamundësi për t’i lënë diku tek familjare…Ka qenë një vendim i ngutshëm dhe i pamenduar mirë, sepse prindërit reagimin që e kemi pas gjatë kësaj kohë gjatë këtyre minutave prej kur ka dal lajmi, ata janë shokuar saqë ka reagime dhe ka zëra nga prindërit që janë në gjendje edhe të protestojnë në pamundësi të sistemimit të fëmijëve të tyre.

    Rexhepi-Çollaku tha se nga ky vendim i sotëm i Qeverisë së Kosovës rrezikohen nga falimentimi shumë institucione parashkollore private.

    Rexhepi-Çollaku: Bizneset në këtë situatë do të ngulfaten dhe është frika nga falimentimi total

    “Bizneset në këtë situatë do të ngulfaten dhe është frika nga falimentimi total dhe pas stabilizimit dhe pas përfundimit, uroj që të përfundojë pandemia, është rreziku që sa do te jenë në gjendje që të rihapen kopshtet private”, tha ajo.

    Kryetarja e Asociacionit të Institucioneve Parashkollore Private, tha se e kanë të pamundur që të mbajnë numrin e punëtorëve, pasi sipas saj nuk kanë se si t’i paguajnë pagat për ta.

    Me këtë vendim për mbyllje, ajo tha se edhe shteti do t’i vuajë pasojat.

    Rexhepi-Çollaku: Numri i punëtorëve nuk vjen në shprehje të mbahet

    “Kjo direkt shkakton një disbalanc, sepse humbjet vazhdojnë, të hyrat nuk realizohen, shteti nuk është vetëm tash që nuk i mbështet kopshtet private, por asnjëherë nuk i ka mbështetur. E bash në këtë situatë kur duhet të përdor një lloj infuzioni që të mundemi të qëndrojmë dhe të bëjmë punën tonë siç duhet ata nuk kanë reaguar as të vetmen një mbështetje minimale. Mirëpo, kjo do t’i kushtoj edhe shtetit, sepse të gjitha kopshtet private konsiderohen si biznese dhe e mbushin arkën e shtetit. Edukatoret nëpër kopshte publike ato edhe nëse qëndrojnë në shtëpi ato rrogat e tyre vetëm sa realizohen, ne e kemi të pamundur…Numri i punëtorëve nuk vjen në shprehje të mbahet, sepse është e pamundur, nuk ke as mundësi minimale që t’i mbash të gjitha”, tha ajo.

    Si masë parandaluese për përhapje të virusit COVID-19, sot qeveria e vendit ka vendosur që të pezullojë punën e çerdheve private dhe publike në vend.KP.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.