×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kufizimi i sërishëm i lëvizjes së qytetarëve po konsiderohet kundërkushtetues

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Anti-kushtetuese po vlerësohen vendimet e fundit të qeverisë Hoti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Ani pse të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid 19, “ora policore”, nga njohësit e sistemit kushtetues po konsiderohet se është marrë pa bazën e duhur ligjore. Sipas tyre, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse nuk është i mjaftueshëm për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve. Ndërkaq qeveritarët arsyetojnë vendimet, derisa bëjnë të ditur se të enjten do të procedojnë me Ligjin për Pandeminë.

    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë për KosovaPress, se vendimet e djeshme të qeverisë Hoti për kufizim të lëvizjes janë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ai thotë se këto vendime mund të jenë legjitime vetëm me Ligjin për Pandeminë, i cili ka mbetur në sirtarët e qeverisë.

    “Janë vendime arbitrare, janë vendime që janë marrë në kundërshtim me kushtetutën, por që përsëris që qytetarët duhet t’i respektojnë këto masa jo për shkak të qeverisë, por për shkak të vetvetes, familjarëve dhe miqve…Kryeministri duhet të dijë se s’ka bazë ligjore, kryeministri duhet të dijë se po i shkelen të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.

    Ndërsa, njohësi tjetër ligjor, Kushtrim Palushi thotë se vendimet e qeverisë Hoti për kufizim të lëvizjes janë edhe më kundërkushtetuese se vendimet e mëhershme të qeverisë Kurti.

    “Ky vendim është edhe më kundërkushtetues se sa vendimet e mëparshme të qeverisë Kurti për arsye se është shumë i paqartë. Nuk i referohet dispozitës konkrete ligjore dhe nuk ka bazë ligjore të mjaftueshme për mënyrën si është kufizuar. Megjithatë nëse askush nuk e konteston në Gjykatën Kushtetuese ajo mbetet në fuqi. Nëse kontestohet nga deputetët apo kushdo Gjykata Kushtetuese do të shpallë atë kundër Kushtetues”, thotë ai.

    Derisa konsideron se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse nuk është i mjaftueshëm për të vendosur orën policore.

    “Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë, ky ligj nuk është i mjaftueshëm sepse është i vitit 2008 në radhë të parë. Është bërë shkel e shko të themi kushtimisht”, u shpreh ai.

    E në mbrojte të vendimit për kufizim të lëvizjes, u shpreh zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri i cili tha se vendimet janë në kuadër të Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse.

    “Qeveria në kuadër të ligjit që ekziston në katër komuna që ka një numër të madh të prekurve ka bërë restrikcione të caktuara të cilat i ka marrë me vendim të ligjit. Por s’ka orë policore në Kosovë, ka kufizim të lëvizjes në katër komuna…në mbledhjen e ardhshme të qeverisë që besoj që do të mbahet të enjten do të trajtojmë ligjin për pandeminë”, u shpreh ai.

    KosovaPress ka kontaktuar me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë opozitare se a do të kontestojnë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo zyrtarë të saj, thonë se ende nuk është diskutuar një mundësi e tillë.

    Sa ishte në qeveri kjo e fundit dy vendimet e saja për kufizim të lëvizjes janë shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.