Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve deri në 3 vjet, kërkon nga konsumatorët që të përmbushin obligimin ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.
Sipas kësja kompanie, për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.
KRU “Prishtina” sh.a., do të fillojë përfundimisht me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek permbaruesit privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro).
“Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat krijon shpenzime shtesë për ju dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë. Janë përgatitur 250 lëndë që të dërgohen në këtë javë te Përmbaruesit Privat, (kryesisht lëndë me borxhe të larta) ndërsa edhe 250 lëndë të tjera javën tjetër”, thuhet në njoftim.