×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kreu i Dverit thotë se Vuçiq do ta njohë Kosovën shtet

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Drejtuesi i Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës për të mbetur në pushtet.

    Në një intervistë për mediumin Nova të Serbisë, Obradoviq theksoi se Vuçiq do të bëjë çmos për të qëndruar në pushtet dhe si pjesë e kësaj do të jetë edhe njohja e Kosovës.

    “Gjatë sundimit të tij deri më tani, ai ka dëshmuar se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet që të zgjasë sundimin e tij diktatorial. Sa i përket Kosovës, në vitin 2013 ai tregoi se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pjesë të territorit tonë shtetëror, gjë që ai bëri duke nënshkruar marrëveshje antikushtetuese në Bruksel. Kjo është vetëm gjysma e premtimeve që ai u dha mentorëve të tij perëndimorë, të njëjtët që uruan Tomislav Nikoliq për fitoren e tij tre orë para mbylljes së sondazheve, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale 2012. Vuçiq tani duhet të përmbushë pjesën tjetër të premtimit që bëri përpara se të vinte në pushtet – njohja zyrtare e shtetit të Kosovës. Jam i sigurt se në prapaskenë, negociatat sekrete kanë vazhduar për dy vjet në lidhje me këtë, dhe se ato janë përshpejtuar në javët e fundit. Gjithçka po shkon në atë drejtim, dhe Vuçiq aktualisht po kërkon një kompensim me të cilin do të paraqitej para qytetarëve të Serbisë, në mënyrë që t’u shpjegonte atyre se dorëzimi i Kosovës nuk është shkelje e Kushtetutës dhe diçka për të cilën ai do të duhej të përgjigjej penalisht”, ka thënë Obradoviq.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe kandidati për kryeminsitër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka pritur sot në takim...
    Lajme08 Janar 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit Hashim Thaçi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shtrirë në spitalin e Skenderajt....
    Lajme08 Janar 2025
    Ish-drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me suspendimin e tre policëve...
    Të tjera
    Sport08 Janar 2025
    Athletic Bilbao dhe Barcelona do ta kërkojnë një vend në finale të Superkupës së Spanjës. Dy ekipet e La Ligas do të...
    Vip08 Janar 2025
    Sara e ka pyetur Leon nëse ai mendon se e ka publikun kundër tij, pas nominimit kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin,...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas vizitës së tij në Prizren, ka shkruar për angazhimin dhe...
    Lajme08 Janar 2025
    Mërgimtarët që qëndruan në Kosovë për festat e fundivit tashmë kanë filluar të largohen. Në Dheu i Bardh pritjet për të dalë...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj sot ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës. Haradinaj tha se...
    Lajme08 Janar 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se viti 2025 do të jetë një vit me sfida, por se ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.