Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kosnett: Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Maratonë diskutimesh, propozime dhe reflektime mbi angazhimin e diasporës nga profesionistë shqiptarë kudo në botë përmbyllën ditën e parë të konferencës Diaspora Flet 2020. Hapja zyrtare u zhvillua me një bisedim të përqendruar nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe u përmbyll me një debat interaktiv, në mes të dy Ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht Philip Kosnett dhe Yuri Kim.

    Reflektim mbi 20 vitet e fundit të angazhimit të Diasporës Shqiptare, se çfarë kemi mësuar nga e kaluara, dhe çfarë mbart e ardhmja në 20 vitet e ardhshme dhe a kemi bërë sa duhet për të ndërtuar komunitetet tona në mënyrë sistematike ishin disa nga pyetjet të cilat ngjallën debat të struktuar në 5 sesionet e realizuar me temën avokimi dhe diplomacia.

    Presidentja Jahjaga e pyetur rreth fenomenit të migracionit u shpreh se migrimi duhet të jetë një zgjidhje dhe jo një obligim i ndikuar nga faktorët e brendshëm. Ajo kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës.

    Vlerësim ndaj rolit të diasporës në etapa të ndryshme u tha edhe në panelin e dytë me temë angazhimi i diasporës 20|20 – Forcimi i bashkëpunimit. Një reflektim mbi të kaluarën, rrëfim mbi lobimin e shqiptarëve jashtë vendit, rezistencën dhe roli i diasporës sot u diskutuan përgjatë këtij paneli, ku folës ishin Avni Mustafaj, Edita Tahiri, Shenasi Rama, Afërdita Rakipi dhe Besnik Pula.

    Ndërsa sa i përket përfaqësimit politik të diasporës u theksua se mungon vullneti politik për të integruar diasporën në politkëbërjen ditore dhe shtetërore.

    Në këtë panel u përmend edhe projektligji për Diasporën dhe votimi i tyre në misionet diplomatike.

    Sipas ish-deputetit Korab Sejdiu ajo çfarë ndodhi ishte se politikanët e pozitës vendosën që ta mbanin peng këtë projektligj ngase e dinin se nuk mund të kalkulonin në votat e diasporës. Ndërkohë, Pandeli Majko tha se marrëdhënia me diasporën po kthehet nga sasiore në cilësore. Liza Gashi, folëse në këtë panel theksoi se partitë politike nuk duhet të jenë prezente në diasporë por duhet të perfshijnë atë brenda programeve të veta. Mark Gjona, Këshilltar Bashkiak i Nju Jorkut njëherit kryetari i Këshillit Kombëtar të Diasporës (KKD) tha se shtetet shqiptare duhet të koordinohen për angazhimin e diasporës si një komunitet global dhe unik.

    Në këtë ditë nuk munguan edhe fjalimet inspiruese si dhe debati i frymëzuar për artin dhe diplomacinë. Ylfete Fanaj, Shpresa Loshaj, Osman Osmani, Ori Hoxha, Ermal Sulaj, Desar Sylemjani, Ariana Kosova dhe Adelajda Matuka, profesionistë nga diaspora, përmes mesazheve 5 minutëshe treguan historitë e tyre inspiruese. Ylefete Fanaj filloi fjalimin me këngën ‘moj e bukura more’ dhe u shpreh se ajo nuk jeton në një botë zvicerane të ndarë dhe një botë shqiptare të ndarë, por në një botë unike ku i sheh të përbashkëtat para dallimeve.

    Artistët me famë botërore si Fadil Berisha, Emina Cunmulaj dhe Ermonela Jaho në panelin për artin & diplomacinë treguan se si mburren dhe janë krenar të tregojnë vlerat shqiptare dhe vazhdimisht punojnë në promovimin e tyre. Sopranoja me famë botërore tha se përmes zërit shpreh ndjenjat, sakrificat dhe rrugëtimin e saj si shqiptare në skenën botërore. Ajo rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të thyej barrierat, por tani ndihet krenare që ka kontribuar që gjeneratave të reja të shqiptarëve t’u mundësohet shkëlqimi në nivele globale. Modelja dhe filantropja shqiptare, Emina Cunmulaj rrëfeu rrugëtimin e saj dhe bëri thirrje për të rinjtë e sidomos të rejat që të besojnë në ëndrrat e tyre dhe të mos ndalen asnjëherë para asnjë sfide. “Jeta nuk është çka thonë të tjerët, jeta është ajo çfarë qielli ofron, një hapësirë shumë e madhe që duhet eksploruar”, përfundoi Cunmulaj.

    Dita e parë e konferencës u përmbyll me debatin në mes ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht Kosnett dhe Kim.

    Sipas komunikatës, të dy u shprehën të gatshëm të facilitojnë iniciativa që lidhen me kthimin e profesionistëve jashtë vendit apo edhe nisma të tjera. Sipas tyre, cilado administrate e cila është në krye të shtetit nuk do të ketë ndikim në raportet në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve, ngase sipas tyre do të jenë gjithmonë të lidhura ngushtë.

    Ambasadori Kosnett tha se dëshiron që t’i sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova.

    Ai shtoi se dëshiron që të lë shenjë edhe në angazhimin e diasporës përmes një programi të veçantë që angazhon të rinjtë jashtë vendit.

    Ndërkohë, ambasadorja Kim foli për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare. Kjo e fundit, u shpreh Kim, duhet të luaj rol të rëndësishëm në zhvillimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë. “Diaspora duhet të fokusohet në disa shtylla dhe t’i shtyj përpara ato”, përfundoi Kim.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi të dyshuar për dhunim, transmeton Front Online....
    Lajme23 Mars 2023
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka thënë se Kosova ka qendrën më të mirë në Evropë të trajnimit për kërkim-shpëtim....
    Lajme23 Mars 2023
    Kryetari i PSD-së, Daran Molliqaj e ka falënderuar kreun e Nismës, Fatmir Limaj për përkrahjen që do t’i japë kësaj partie në...
    Të tjera
    Sport23 Mars 2023
    Sot për vizitë në FFK ka qenë një delegacion i trupave të KFOR-it italian, të cilët u pritën nga nënkryetarët Bakir Burri...
    Vip23 Mars 2023
    Rep artistja e famshme nga Mitrovica, Melinda Ademi i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar debatin me opozitën në Kuvendin e Kosovës për çështjet e Ohrit. Kurti iu referua fjalimit...
    Sport23 Mars 2023
    Rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian Kosova e fillon me uniformë të re. Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar sot linjën e re...
    Lajme23 Mars 2023
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk dëshirojnë ta vazhdojnë debatin në Kuvend pa prezencën e kryeministrit Kurti....
    Sport23 Mars 2023
      Federata Evropiane e Futbollit i ka nisur hetimet ndaj Barcelonës për “rastin Negreira”. Gjiganti katalunas do të hetohet rreth lidhjes me...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.