Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Ambasadori Szunyog ka përgëzuar Konjufca për detyrën e re, përmbylljen e procesit zgjedhor si dhe konstituimin e organeve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryeparlamentari Konjufca ka potencuar rëndësinë e përmbylljes së procesit të konstituimit të institcioneve të reja me votimin e presidentes së vendit.
Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në situatën me pandeminë.
Në këtë kontekst është përmendur nevoja imediate për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave anticovid, për të cilën gjë ambasadori i BE-së ka thënë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në kuadër të mundësive që kanë.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke mbështetur punën e Kuvendit të Kosovës dhe trupave të tij.