×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2020

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së Faton Klinaku është shprehur për heqjen e kompetencave të misionit evropian në vendin tonë, duke përkujtuar revoltën e marsit që sipas tij çoi në largimin e UNMIK-ut nga Kosova.

    Ai në një status në Facebook ka shkruar se ‘për shkak se shkelej dinjiteti nga ana e të huajve, revolta popullore e marsit 2004 e ka nxjerrë UNMIK-un nga Kosova’.

    “Qysh në vitin 2011 iu kemi kërkuar si Organizata të Luftës së UÇK-së që t’ia hiqni kompetencat EULEX-it, dhe këta të huaj tash po na shkelin edhe shtetin. A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?”, shkruan Klinaku.

    EULEX-it i ka përfunduar mandati më 14 qershor. Në vitin 2018, misioni ekzekutiv i tij u ndryshua, për të kaluar në mision këshillëdhënës, pasi nga autoritetet në Kosovë u vlerësua se ky mision ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke shtuar se aferat e shumta për korrupsion brenda këtij misioni dhe rezultatet e pakta në luftën kundër krimit të organizuar e dëmtuan në masë të madhe kredibilitetin e tij.

    E në korrik të këtij viti, ish-presidenti Hashim Thaçi është pajtuar për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të EULEX-it me një letërkëmbim me shefin e diplomacisë evropiane.

    “Jam shumë i kënaqur që kam kompletuar letërkëmbimin me Josep Borrell për zgjatjen e mandatit aktual të EULEX-it deri më 14 qershor 2021. Kjo periudhë do t’ua mundësojë institucioneve të Kosovës të përfitojnë më tej nga asistenca e BE-së në sundimin e ligjit dhe të na ndihmojë të bëjmë progres drejt BE-së”, pati shkruar Thaçi në Twitter.

    Ndryshe, mandati i EULEX-it është negociuar çdo dy vjet dhe gradualisht është zvogëluar mandati dhe janë bartur kompetencat te vendorët.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, nuk po i ndalen skandalet. Pasi iu ngrit aktakuza e parë, e po hetohet për të dytën,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po angazhohet për të krijuar kushte sa më të mira për fëmijët dhe të...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismailit,...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Një burrë në Lepinë të Graçanicës ka raportuar se ka gjetur një mjet të pashpërthyer në oborrin e fabrikës së tij, thuhet...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një kontrabandë të dyshuar me kafshë. Sipas raportit 24-orësh, KFOR-i ka vërejtur tri vetura dhe një...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Ai e quajti Bullgarinë vend...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar...
    Sport20 Nëntor 2024
    Rafael Nadal, legjenda e tenisit, luajti mbrëmë ndeshjen e tij të fundit profesionale duke humbur 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Të hënën në fshatin Bube të Zubin Potokut, një njësit i KFOR-it ka vërejtur tre automjete dhe një furgon, të cilët dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.