Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbajtur takimin e 240-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.
Këshilli aprovoi propozimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme për emërimin, përkatësisht vazhdimin e mandatit të gjyqtarit Rasim Rasimi si anëtar/kryesues i Panelit për Lirim me Kusht, dhe gjyqtarit Beshir Islami, si anëtar rezervë, me mandat dyvjeçar.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, aprovuan dorëheqjen nga pozita e gjyqtarit porotë në Gjykatën Themelore në Gjilan, Sejdi Beqiri. Këshilli, aprovoi draft vendimin për kompensimin e anëtarëve të KGjK-së.
Këshilli, autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm të SKGJK-së që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave të rekrutimit për plotësimin e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit për shpalljen e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit bazuar ne Ligjin për Buxhetin e Vitit 2020.
Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dyer të mbyllura për shqyrtimin e gjashtë rasteve disiplinore.