Më shumë se 200 ushtarë të KFOR-it me 50 automjete dhe 2 helikopterë me shumë role morën pjesë në një testimin që synonte provat e menaxhimit të situatave emergjente dhe procedurat e zbatueshme të komandës dhe kontrollit dhe komunikimit midis njësive.
Sipas komunikatës së lëshuar nga KFOR-i, ushtrimi, i quajtur “Stuhia Perëndimore”, u organizua nga Komanda Rajonale Perëndimore e udhëhequr nga Italia dhe u zhvillua në fushën ajrore të Gjakovës. Ai përbëhej nga simulime reale të kontrollit të turmës dhe trazirave dhe evakuimi i personelit ushtarak të cilat u kryen nga ushtarë të Italisë, Polonisë, Hungarise, Austrisë, Moldavisë, Sllovenisë dhe Turqisë.
Njësitë nga Komandat Rajonale të KFOR-it, Batalioni i Rezervës Taktike dhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe u përfshinë në trajnim, i cili përfshiu katër faza: mbikëqyrja ajrore, vendosja e kordoneve dhe pikave të vëzhgimit, futja e trupave të helikopterëve dhe evakuimi i personelit mes trazirave.
Komandanti i KFOR-it gjeneral majori Michele Risi, vëzhgoi stërvitjen së bashku me përfaqësuesit e misionit Evropian EULEX dhe Policinë e Kosovës, së bashku me kolonel Eric Riley dhe kolonel Gianluca Figus, të cilët respektivisht udhëheqin Komandat Rajonale të KFOR-it në Lindje dhe Perëndim.
Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është reagusi i tretë i sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe po kryen rregullisht stërvitje me të gjitha njësitë e saj për të ruajtur një nivel të lartë të gatishmërisë, në mënyrë që të përmbushë misionin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizje për të gjithë qytetarët në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.