Kadire Tahiraj, është gruaja e dytë e cila ka fituar “Çmimin për guxim-Vasfije Krasniqi”.
Drejtoresha e Qendrës për Promovimin e Grave në Drenas, e cila tash e sa vjet drejton shoqatën e grave të cilat përjetimet po i kthejnë në kurajë me punime punëdore, tha se ndjehet krenare që sot po nderohet me çmimin e një heroine.
“Sot ndihem shumë e privilegjuar por edhe e respektuar siç isha para 21 viteve pranë kësaj qendre. Ndjejë krenari që sot nderohem me këtë çmim. Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjitha anëtarët e shoqatës. Këtë çmim do ta mbajë me përgjegjësi dhe më motivon të jem grua më e guximshme. Turpin e këtyre grave e keni kthyer në forcë”, ka thënë ajo.
Në 21 vjetorin e themelimit të qendrës, Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës na shënimin e 21 vjetorit të themelimit të qendrës tha se kjo organizatë përreth shërbimeve direkte të të mbijetuarve, ka hulumtuar që agjenda e tyre të vazhdojë tutje.
“Këtë përvjetor po e shënojmë me dy aktivitete me ekspozitën online, r cila paraqet terapinë e artit që vajzat dhe gratë që kanë përjetuar tmerrin përmes artit kanë shprehur artin që të tejkalojnë sfidat me të cilat janë përballur ato. Këtë ditë kemi dashur me ia kushtu zonjës Kadire Tahiraj, e cila udhëheq Qendrën për Promovimin e tq Drejtave të Grave. Këtë vit Tahirajt i ndahet ‘Çmimi për guxim i Vasfije Krasniqit Goodman’”, tha ai.
Shyrete Tahiri-Sulejmani, është gruaja e parë që fitoi këtë çmim vitin e kaluar. Ajo po ashtu është gruaja e parë e cila pranë Prokurorisë Speciale paraqiti padinë për atë që ka ndodhur dy dekada më parë.
“Për këtë zonjë të madhe e cila bën shumë për neve e cila kurrë nuk lodhet”, u shpreh ajo.