Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka takuar një delegacion të përpunuesve dhe grumbulluesve të qumështit, të cilëve iu ka ofruar mbështetje dhe njëkohësisht ka kërkuar nga institucionet tona që të punojnë̈ seriozisht në sigurimin e tregut për produktet e qumështit.
Jashari ka thënë se pas homazheve që kanë bërë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kanë biseduar rreth sfidave që ka kjo kategori ekonomike, në sigurimin e tregut për produktet e tyre.
“Në emër të komunës së Skenderajt, i ofrova mbështetjen time, ashtu siç i kemi përkrahur deri me tani, në veçanti gjatë shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet në nevojë, me ç’rast në pako ushqimore kemi përfshirë edhe produkte udhqimore, duke bërë kështu që pruduktet ushqimore të fermerëve tonë të mos mbesin pa u shitur. Njëkohësisht kërkoj nga institucionet tona që të punojnë seriozisht në sigurimin e tregut për produktet e qumështit. Delegacioni në fjalë ka vizituar edhe dy pika grumbulluese të qumështit në qytetin tonë, atë të Naser Bajraktarit dhe Mentor Miftari, të cilët i inkurajuam që të vazhdojnë me punën e tyre pavarësisht sfidave që kanë”, ka shkruar ai në Facebook.