Në kohë të zakonshme, hoteli Sheraton Parco de’Medici në Romë është i mbushur me biznesmenë dhe turistë që vizitojnë Qytetin e Përjetshëm, por pas pandemisë ata po zëvendësohen nga pacientë me COVID-19 për shkak të spitaleve të mbingarkuara.
Ky është ndër pesëmbëdhjetë hotele romake që pranojnë pacientë që vuajnë nga COVID-19, me rreth 800 shtretër, gjysma e të cilëve tashmë janë të zënë.
“Mungesa e shtretërve në spitale prej ditësh kanë shkaktuar një nxitim në shërbimet e urgjencës,” shpjegoi Simona Amato, drejtoreshë e shërbimeve shëndetësore në rajonin e Lazios.
Sheraton, i cili ka një pishinë dhe ndodhet pranë një fushe golfi në pjesën jugore të Romës, ka vënë në dispozicion 169 dhoma. Mund të pranojë pacientë me simptoma, ata që janë duke u rikuperuar dhe pacientët me gjendje jo të rëndë.
Italia, vendi i parë evropian që u prek nga koronavirusi, ka më shumë se një milion raste.
Ministri i Jashtëm italian Francesco Boccia tha se qeveria kishte rezervuar 15,000 shtretër hoteli në të gjithë vendin për pacientët me COVID-19.
Çdo dhomë kushton 30 euro në ditë dhe paguhet nga autoritetet rajonale. Ndihma mjekësore është në dispozicion, por stafi i hotelit nuk bie në kontakt me pacientët.