×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ish-drejtori i AKP-së përgjigjet për procesin e privatizimit nën udhëheqjen e tij

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Për rreth një orë ish-drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Shkëlzen Lluka, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

    Interesimi më i madh nga deputetët ishte rreth privatizimit të fabrikës së amortizerëve në Prishtinë, fabrikës “FAN” në Podujevë dhe fabrikës “Zastava”.

    Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Hajrulla Çeku, rreth privatizimit të fabrikës së amortizerëve në Prishtinë ka pyetur Llukën se a ka qenë në dijeni që prodhimi ka qenë i ulët ose nuk ka pasur fare prodhim.

    Në përgjigjen e tij, ish-drejtori menaxhues i AKP-së, Shkëlzen Lluka, tha se raportet e aludimit kanë treguar se ndërmarrja vazhdon të punojë me një kapacitet shumë të ulët, por që nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë.

    Lluka: Raportet e auditimit thonë që ndërmarrja vazhdon të punojë me një kapacitet shumë të ulët, por vazhdon të funksionojë.
    Çeku: Do të thotë ju keni qenë në dijeni që monitorimi ka treguar që prodhimi është i ulët ose fare nuk ka prodhim.
    Lluka: Në shkallën shumë të ulët.
    Çeku: Që i bie që nuk e ka përmbushur një nga kriteret më të rëndësishme të kontratës.
    Lluka: Po, ajo çështje e bordit të vendos.
    Çeku: Çfarë keni ndërmarrë ju.
    Lluka: Brenda përgjegjësive të mia unë i kam raportuar bordit.
    Çeku: A i keni rekomanduar veprim bordit?
    Lluka: Nuk është kërkuar në bazë të ligjit drejtori menaxhues nëse nuk i kërkohet nga bordi nuk është i obliguar të jep rekomandim.
    Çeku: A keni qenë të vetëdijshëm që përveç këtij kriteri ndërmarrja nuk i ka përmbushur as obligimet e tjera si në investime dhe në punësim.
    Lluka: Jo, nuk më kujtohet.

    Ceku ka kërkuar të dijë nëse si drejtor menaxhues ka ndërmarrë ndonjë veprim për faktin që kompania nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës.

    Çeku: Ju po e pranoni se si drejtor menaxhues keni qenë në dijeni që privatizuesi nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës.

    Lluka: Aq sa janë përmbushur dhe sa nuk janë përmbushur i kam raportuar në bord.

    Çeku: Pra keni qenë në dijeni dhe në të njëjtën kohë a mund ta konfirmoni që në kohën sa keni qenë ju nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj kompanisë.
    Lluka: Nuk mund të them me saktësi se ka kaluar një periudhë”, tha ai.

     

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kërkuar përgjigje se a e konsideron konflikt interesi duke qenë se në kohën kur ka qenë drejtor menaxhues, bashkëshortja e tij ka punuar në “Dardafon”, meqë fabrika është privatizuar nga i njëjti pronar që kishte në pronësi kompaninë më sipër.

     

    “A e konsideroni faktin që ju duke qenë drejtor menaxhues, në të njëjtën kohë duke e pasur një person të afërt, bashkëshorten e thatë duke punuar në kompaninë Z-Mobile, në anën tjetër keni raportuar para bordit të AKP-së në lidhje me një aset që është privatizuar nga i njëjti grup biznesi. A e konsideroni konflikt interesi”, tha ai.

    Në përgjigjen e tij, Lluka, tha se nuk e konsideron një gjë të tillë si konflikt interesi.

    “Jo nuk e konsideroj, se bashkëshortja ime është punësuar shumë më herët, nuk është konflikt interesi se edhe ajo duhet me punua diku”, tha ai.

    Lluka i pyetur rreth ndikimit politik në procesin e privatizimit, tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në kohën e tij, derisa ka konfirmuar se vëllai i tij është anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka pyetur rreth privatizimit të fabrikës “FAN” në Podujevë, ku tha se është bërë njohja e investimeve të cilat janë bërë jashtë objektit të kësaj fabrike.

    Për këtë, ish-drejtori menaxhues tha se ka kaluar në një proces gjyqësor, në të cilin shkalla e parë e ka shpallur të pafajshëm.

    Lluka: Për sa i përket çështjes së ‘FAN’-it unë kam kaluar në procedura gjyqësore, shkalla e parë na ka shpallur të pafajshëm, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rishqyrtim…Çështja e ‘FAN’-it, unë si drejtor menaxhues dhe i tërë menaxhmenti jo një herë, po katër herë kemi kërkuar nga bordi që t’i tërhiqen aksionet ndërmarrjes, përderisa bordi ka vendosur që përkundër rekomandimeve tona ta lirojë ndërmarrjen. E vërtet është ajo që i ka bërë investimet jashtë dhe që në njëfarë mënyre në gjykatë tash siç del ka bërë falsifikim të dokumenteve. Ne si menaxhment kemi kundërshtuar lirimin nga zotimet…
    Hoxha: Kush është personi që e ka privatizuar këtë fabrikë.
    Lluka: Deshishku. Nuk e di…Agim Deshishku për ne ka qenë investitor, ndërmarrja është privatizuar në kohën e AKM-së është privatizuar dhe ne e kemi trashëguar si ‘spinoff special’, është privatizuar në kohën e AKM-së jo të AKP-së.

    Hoxha ka pyetur edhe se personi që e ka privatizuar këtë fabrikë a është vëllai i një ish-deputeti të LDK-së, për çka Lluka tha se nuk ka informacione dhe se për herë të parë e ka takuar në gjykatë

    Deputeti i PDK-së ka pasur pyetje edhe rreth privatizimit të ndërmarrjes “Zastava” në Pejë, për të cilën nuk ka marrë përgjigje nga Lluka.

    Hoxha: Po më intereson privatizimi i ndërmarrjes Zastava në Pejë, a mund të na tregoni kush e ka privatizuar këtë ndërmarrje?

    Lluka: Jo, nuk më kujtohet.

    Hoxha: A është e vërtetë që 2 milionë euro ka kushtuar privatizimi i kësaj ndërmarrje, pastaj vetëm nga shitja e aseteve që janë bërë nga kjo fabrikë privatizuesi ka përfituar diku rreth 10 milionë euro, do të thotë e ka blerë me 2 milionë euro nga shteti, ndërsa vetëm asetet rreth kësaj fabrike që e ka shitur e ka shitur në vlerë prej 10 milionë euro.

    Lluka: Nuk kam informacion…

    Hoxha: Është publike, dihet që kjo fabrikë është privatizuar nga ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi.

    Hoxha: Jo, jo nuk kam informacion, nuk mund të përgjigjem për diçka që nuk kam informacion.

    Për këtë ka reaguar kryetari i Komisionit Hajrulla Çeku duke thënë se ndërmarrja është privatizuar në vitin 2003, kohë kur nuk ka ekzistuar Lëvizja Vetëvendosje.

    Ish-drejtori menaxhues i AKP-së, Shkëlzen Lluka, është përgjigjur pyetjeve të deputetëve edhe rreth “Hotel Grandit”.

     

    “Saktësisht nuk më kujtohet, por letra ka qenë edhe kërkesat kanë qenë të njëpasnjëshme nga z.Pacolli që ai është investitori në ndërmarrjen ‘Grand’, kurse sipas dokumenteve që ne i posedojmë z.Pacolli asnjëherë nuk ka qenë blerës i ndërmarrjes. Një herë më ka shkruar një email që është kërcënuar nga disa investitorë të huaj dhe unë i thash t’i drejtohet policisë, jo mua si drejtor menaxhues. Nuk po e kuptoj çka është dashur të ndërmarr unë. Të gjitha i kam raportuar bordit, në fund ka bërë tërheqje të aksioneve”, tha ai.

    Lluka ka konfirmuar edhe pyetjen e deputetit të PDK-së, Sejdi Hoxha se në kryeqytet janë blerë 8 hektarë tokë për 2 milionë euro.

    Hoxha: A është e vërtetë që janë blerë 8 hektarë tokë për 2 milionë euro në një nga lokacionet më strategjike në kryeqytet.

    Lluka: Sa hektar i ka pasur saktësisht nuk e di, por vlera është ajo.

    Deputetët anëtarë të këtij komisioni nuk kanë marrë përgjigje rreth bazës ligjore për shitjen e pronave përmes procesit të negocimit.

    Ky komision gjatë ditës për procesin e privatizimit ka intervistuar edhe Blerim Rexhën, ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.