×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​INSTAT: Ekonomia shqiptare u rrit me 5.5% këtë fillimvit

    FrontOnline
    29 Qershor 2021

    Ekonomia e Shqipërisë shënoi rritje 5.53% për tremujorin e parë të vitit, në linjë me parashikimet e qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare, sipas të dhënave të INSTAT-it.

    Janar-marsi i vitit të kaluar përkon me periudhën kur pandemia sapo kishte nisur dhe pjesa më e madhe e shteteve, përfshirë Shqipërinë nisën masat kufizuese, duke paralizuar tregtinë botërore. Ndaj një rritje në fillim të 2021-it ishte e pritshme, duke pasur parasysh bazën e krahasimit.

    Industria nxjerrëse dhe prodhimi i energjisë elektrike ishin sektori që udhëhoqi rritjen, duke kontribuar në gjysmës e saj. Ndërsa një ndikim pozitiv dhanë edhe sektori i ndërtimit, që ndjek bumin e lejeve dhe programin e rindërtimit pas tërmetit, si dhe shpenzimet e kryera nga qeveria për investimet publike, edhe faktin se ky tremujor i paraprin zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.

    Por, kur rimëkëmbja pritej të ishte gjithëpërfshirëse dhe të prekte të gjithë fushat, sektorë si tregtia, transporti dhe akomodimi; aktivitetet profesionale dhe bujqësia rezultuan në rënie ose stagnim.

    INSTAT zbulon se konsumi i popullatës ka dhënë pak ndikim në këtë ringritje të ekonomisë, që nga ana tjetër është mbështetur te shpenzimet e qeverisë dhe investime që po bën biznesi për linjat e prodhimit, plane këto të shtyra prej dy vitesh në kohë për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

    Rritja ekonomike e shënuar në tremujorin e parë nuk është përcaktuese për ecurinë e ekonomisë në pjesën tjetër të vitit, pasi do të nevojiten edhe dy tremujorët e tjerë pasues që të kushtëzonin një trend rritës, siç janë pritjet e qeverisë dhe institucioneve financiare ndërkombëtare./A2

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.