Paraditen e së enjtes do të mblidhet komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Në këtë komision do të jetë edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe Auditori i Përgjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani.
Sipas njoftimit, komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do ta bëjë shqyrtimin e raportit vjetor të auditimit për vitin 2019-të.