×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoxhaj për vizitën e komisionarit evropian: Nuk premtoi asgjë që mbahet mend

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj po e cilëson si rutinë vizitën e sotme të Komisionarit evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

    Ai për KosovaPress thotë se ky i fundit nuk dha asnjë premtim që mbahen mend për vendin dhe se ishte një vizitë pa substancë. Ai e kritikon atë edhe për fjalimin para të zgjedhurve të popullit.

    Hoxhaj: Mendoj që ishte një vizitë pa substancë, pa asnjë premtim që mbahen në mend

     

    “Mendoj që ishte një vizitë pa substancë, pa asnjë premtim që mbahet në mend. Pa një qëllim të matshëm, sidomos kur kemi parasysh se Komisionari për Zgjerim mbajti fjalim në Kuvendin e Kosovës, e aty kushdo që ka mbajtur fjalim ka mbajtur fjalim, për një punë qe e ka kryer ose premtim konkret që është në rrugë e sipër të përmbush. Kështu që ishte një vizitë rutinë pa e përmendur as liberalizimin e vizave. Sikur kjo të ishte temë e shekullit 18, e ne jemi në shekullin e 21”, thotë ai.

    Hoxhaj, i cili u takua me komisionarin evropian bashkë me kryetarin Veseli, thotë se nëse BE-ja nuk lëviz deri në fund të vitit për liberalizimin e vizave, kredibiliteti i saj në raport me Kosovën do të jetë në pikëpyetje.

    Hoxhaj: Nëse BE-ja nuk lëviz deri në fund të vitit kredibiliteti i saj në raport me Kosovën do të jetë në pikëpyetje

     

    “Injorimi i kësaj teme, pretendimi gjoja se të shohim se çfarë do të ndodh, do t’i kushtojë në kredibilitetin BE-së. Por do t’i kushtojë edhe Kosovës, edhe raportin që qytetarët e Kosovës do të kenë me shtetin dhe BE-në, është çështje e besimit. Nëse kriteret janë përmbushur, e kjo qëndron në tekst, BE-ja duhet të jetë serioze e përgjegjshme se është një raport kontraktual kur na kanë ofruar në vitin 2012 udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe kur ne kemi punuar nga 2012 deri në vitin 2018 për t’i përmbushur gjitha kriteret. Tash thjesht injorohet dhe mos të thuhet asgjë mendoj që është temë e ndejshme dhe serioze… Nëse BE-ja nuk lëviz deri në fund të vitit kredibilitetin saj në raport me Kosovën do të jetë në pikëpyetje”, u shpreh Hoxhaj.

    Kritike ndaj komisionarit evropian u shpreh edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, e cila tha se BE-ja i ka hyrë në hak Kosovës./

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka prezantuar statistikat që flasin për punën dhe përkushtimin e këtij institucioni ndër vite. Sipas të dhënave,...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani në Presidencë. Në fillim të...
    Lajme10 Janar 2025
    Misioni i KFOR’it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri. Në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.