×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoxhaj nga Ferizaj fton Kurtin për debat për shëndetësinë, i thotë të del të matet me të

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, planin për rimëkëmbje të shëndetësisë e ka prezantuar edhe para infermierëve të Komunës së Ferizajt. Atyre u ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij do të ketë rritje të pagave e trajtim dinjitoz për ta.

    Nga aty, Hoxhaj ka ftuar edhe një herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në debat për shëndetësinë. Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës e ka programin më të mirë për Shëndetësinë dhe se është e vetmja parti politike që e dinë se çka dëshiron të bëjë me sistemin shëndetësor në vend.

    Hoxhaj: E ftoj Kurtin për debat për shëndetësi

     

    “Prandaj edhe po e ftoj Kurtin të mos i ik debatit, të ulet në tavolinë me mua, të flasim për shëndetësi, të flasim për ekonomi dhe për arsimin. Ai e ka pasur një shprehje që thoshte ‘dil matu’ dhe unë po i them atij tani, dil matu, po i them dil matu edhe në Ferizaj e hajde matemi kush e çon vendin përpara në rrugë të drejtë, sepse për këtë janë partitë politike”, tha ai.

    Hoxhaj, para infermierëve të komunës së Ferizajt tha se qeveria e udhëhequr nga ai do të krijojë kushte dinjitoze për ta.

    Hoxhaj:

     

    “Një Kosovë e shëndetshme mund të ndodhë dhe mund të jetë funksionale, nëse infermierët, ata të cilët e ofrojnë shërbimin e parë, ata të cilët janë gjithnjë pranë pacientit, nëse ata e kanë mbështetjen e merituar të shtetit dhe të shoqërisë. Në këtë drejtim llogarisni në mbështetjen tonë të plotë jo vetëm morale, jo vetëm politike, por ne do t’i ngritim pagat për infermierët, për mjekët, për punëtorët shëndetësor, që t’ia kthejmë dinjitetin çdo kujt dhe ju ta mbroni shëndetin tonë”, tha Hoxhaj.

    Para tyre, nënkryetari i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka prezantuar planin që e kanë për shëndetësinë dhe për infermierët në veçanti. Ai tha se infermierët do të përfitojnë rritje të pagave dhe do të kenë trajtim dinjitoz.

    Ismaili: Mjekët do të trajtohen me dinjitet

     

    “Kosova duhet t’ju mbështesë jo vetëm me infrastrukturë, jo vetëm me pajisje, po duhet të mbështesë punën e juaj financiarisht ashtu që t’ia krijojmë mundësinë që këtë energji që po e jepni, shteti t’ua shpërblejë dhe t’ua krijojë një dinjitet më të madh në shoqëri. Për këtë, ne zotohemi që së bashku të jemi në ballë të kësaj reforme të shëndetësisë”, tha ai.

    Hoxhaj e Ismaili gjatë ditës kanë zhvilluar takime edhe në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, para të cilëve kanë prezantuar planin e rimëkëmbjes së shëndetësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Familja Llausha nga Vushtrria po kërkojnë drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre Adem Laushës, i cili me 5 nëntor të këtij...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues prej shtatë (7) vite burgim dhe 1,500 euro gjobë ndaj të pandehurve Xh.Th. dhe...
    Lajme18 Nëntor 2024
    “Hykmete Bajrami është zonjë e fortë”, në këtë mënyrë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar bashkëpartiaken...
    Të tjera
    Sport18 Nëntor 2024
    Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Nënkryetari i të rinjve të AAK-së, Visar Dili, ka zhvilluar një protestë simbolike para Ministrisë së Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri...
    Vip18 Nëntor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Xuxit të mos flas gjuhë tjetër pos shqipes. Kjo rrodhi...
    Vip18 Nëntor 2024
    Ditën e sotme Drenusha ka hapur zemrën me disa nga banorët. Për një moment teksa ishin në oborr ajo shpërtheu në lot....
    Sport18 Nëntor 2024
    Narcis Drejan është një gazetar dhe komentator sportiv rumun. Ai komentet e tij i shkruan në gazetën GSP (Gazeta Sporturiol), ndërsa së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, nënshkruan sot një marrëveshje granti me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.