×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoxhaj në Skënderaj: Duke votuar PDK-në, u thoni jo atyre që vijnë me njësi speciale në Drenicë

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim madhështor në Skënderaj, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes së PDK-së.

    Hoxhaj para qytetarëve të Skënderajt ka thënë që vota për numrin 134, është votë që përfaqëson të gjitha vlerat për të cilat ka luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

    “Dilni dhe votoni për numrin 134 se këtu keni UÇK-në, këtu keni PDK-në, këtu e keni për çka ka luftuar edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli. Prandaj, me votën tuaj ju do t’i thoni jo atyre të cilët nuk i kanë besuar kurrë Kosovës, ju do t’i thoni jo atyre të cilët kurrë nuk e kanë njohur Kosovën, atyre të cilëve nuk e kanë njohur flamurin e Kosovës, shtetin e Kosovës, pavarësinë e Kosovës dhe ju e dini që Drenica çdo herë ka qenë në front kundër komunizmit, çdo herë ka qenë në front kundër sistemit autoritar edhe kësaj here mos lini kush të depërtojë në Drenicë që të merr vota prej Drenicës, veçanërisht atyre që me njësi speciale vijnë në Drenicë”, ka thënë ai.

    Hoxhaj ka theksuar se është detyrë e Skënderajt dhe Drenicës ta bëjë fitoren e PDK-së sa më të madhe.

    “Me 14 shkurt fitorja jonë po ndodhë, por është detyrë e Skënderajt, është detyrë e Drenicës ta bëjë fitoren tonë sa më të madhe. Dy projektet më të mëdha që i ka nxjerrë Drenica janë UÇK dhe PDK. Për neve si PDK, UÇK-ja është ADN, ndërsa për shtetin e Kosovës PDK është ADN-ja e saj”, ka thënë ai.

    Kryetari i Degës së PDK në Skënderaj, Sami Lushtaku duke thënë se PDK-ja e ka oksigjen Drenicën i ka ftuar qytetarët e Skenderajt që t’i japin oksigjen tërë vendit.

    “Bashkë kemi rrugëtuar këto 20 vjet dhe unë shpresoj shumë që PDK edhe në Skenderaj edhe në Kosovë do të jetë partia e parë dhe do ta qeverisë Kosovën. Ne, PDK dhe qytetarët e Skënderajt do të jemi mbështetësit më të mëdhenj të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit dhe të PDK-së”, ka thënë Lushtaku.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Të tjera
    Vip15 Nëntor 2024
    Për herë të parë Ledri Vula ka treguar hapur për ndarjen e tij me Sara Hoxhën. Në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se pa lejen e saj dhe pa njoftuar asnjë përgjegjës ka prerë pishat rreth...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.