×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoxhaj: Demonstratat e vitit 1968, ngjarje themeltare e përpjekjeve për të drejtat e liritë e shqiptarëve

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 52 vjetorin e demonstrative të nëntorit të vitit 1968, ku kanë thënë se janë ngjarje themeltare e përpjekjeve të shumë gjeneratave për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve.

    Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka kujtuar 52 vjetorin e demonstrative të vitit 1968, për të cilat tha se kulmuan, deri në ditët e sotme, me luftën e UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë.

    “Kjo ngjarje si dhe ngjarjet tjera më pas, demonstratat e vitit ’81, të vitit ’91, rezistenca shumëvjeçare paqësore, janë hallkat e një lufte e përpjekje të vazhdueshme për çlirim kombëtar”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

    Ai tutje ka shkruar se për herë të parë në ish-Jugosllavi, shqiptarët me demonstratë kërkuan t’u njihet e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare, e drejta e kombit e jo e kombësisë, dhe më pas në vitet e 80-ta edhe e drejta për republikë të barabartë me republikat tjera të ish-SFRJ.

    Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt në Facebook:

    Demonstratat e vitit 1968, janë një ngjarje themeltare e përpjekjeve të shumë gjeneratave për të drejtat e liritë e shqiptarëve, të cilat kulmuan, deri në ditët e sotme, me luftën e UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë.

    Kjo ngjarje si dhe ngjarjet tjera më pas, demonstratat e vitit ’81, të vitit ’91, rezistenca shumëvjeçare paqësore, janë hallkat e një lufte e përpjekje të vazhdueshme për çlirim kombëtar.

    Për herë të parë në ish-Jugosllavi, shqiptarët me demonstratë kërkuan t’u njihet e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare, e drejta e kombit e jo e kombësisë, dhe më pas në vitet e 80-ta edhe e drejta për republikë të barabartë me republikat tjera të ish SFRJ.

    Kjo vetëdije më pas kulmoi me të drejtën për mëvetësi, për krijimin e shtetit që gëzojmë sot.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.