×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti pas dorëheqjes së presidentit: Të ruhet stabiliteti i institucioneve, nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Pasi Specialja arrestoi presidentin e vendit dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Qeveria nuk ndërhyn dhe nuk komenton vendimet e organeve të drejtësisë. Para kabinetit qeveritar, Hoti kërkoi ruajtjen e stabilitetit të institucioneve, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit të vendit. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi kërkoi pezullimin e dialogut me Serbinë.

    Hoti në mbledhjen e jashtëzakonshme të ekzekutivit tha se duhet të respektohet parimi i ndarjes së pushteteve.

    “Besoj e kemi të gjithë të qartë dhe udhët ta respektojmë plotësisht parimin e ndarjes së pushteteve, në veçanti besoj ministri i Drejtësisë e ka të qartë më shumë se të gjithë ne këtë çështje. Ne nuk ndërhyjmë dhe nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë, edhe më lejoni të ju them qartë, drejtë, hapur, në Qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe. Bazën ligjore e kemi të qartë se si sillemi në këtë situatë për të ndihmuar ligjërisht personat që janë të përfshirë në këtë situatë. Kushtetuta është e qartë se si procedohet më tutje në situatën kur vendi nuk ka tash president, puna e qeverisë dhe secili prej juve duhet të vazhdojë me kapacitetet të plotë me intensitet të shtuar, për shkak të seriozitetit të situatës, ky është qëndrimi që duhet të mbajmë si qeveri”, tha Hoti.

    Por sipas ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, aktakuzat e ngritura po prodhojnë efekte politike me qëllim të dobësimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

    Sipas tij, Kosova nuk guxon të qëndrojë e heshtur në këtë drejtim.

    “Si ministër i Drejtësisë, por edhe si qytetar i këtij vendi i deleguar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për dialog konsideroj se fillimisht Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë menjëherë dialogun deri në një moment tjetër. Për më shumë, Dhomat e Specializuara duke pranuar dosjet dhe dëshmitë e fabrikuara nga shërbimi sekret i Millosheviqit që u pa edhe në media dhe përderisa nuk bën të qartë që UCK nuk është një grep i organizuar kriminal atëherë brishtësia e sigurisë nacionale e Republikës së Kosovës është e shprehur”, tha Selimi.

    E sipas kryeministrit Hoti, në këto rrethana Qeveria e Kosovës vlerëson se duhet ruajtur stabiliteti i institucioneve.

    “Qeveria e Kosovës vlerëson se në situatën e re të krijuar, kur presidenti i vendit ka dhënë dorëheqje, duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve sa i përket ushtrimit të kapaciteteve dhe kompetencave kushtetuese. Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të punojë me përkushtim e me ndershmëri për t’i realizuar obligimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese. Qeveria do të bashkëpunoj me të gjitha bartësit e institucioneve dhe me partnerët tanë ndërkombëtar”, tha Hoti.

    Derisa foli për arrestimet e i sh-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shefi i ekzekutivit tha se zhvillimet e fundit e kanë vënë shtetin e Kosovës në sprovë.

    “Zhvillimet e fundit, si rezultat i konfirmimit të aktakuzave ndaj një pjesë të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mesi ne të cilëve edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Kransiqi, ish-kryetari tjetër i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deputeti Rexhep Selimi dhe të tjerë, të gjithë këta, dhe gjithë këto zhvillime e ka më vënë shtetin e Kosovës në sprovë. Më lejoni të përshëndes sjelljen e tyre të përgjegjshme, gatishmërinë për të bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara të Kosovës, qëndrimin dhe kulturën institucionale e cila dëshmon se Republika e Kosovës i beson drejtësisë dhe bashkëpunon me drejtësinë pa asnjë hezitim”, tha Hoti para kabinetit qeveritar.

    Hoti tha se populli i Kosovës luftoi për çlirim nga shtypja brutale serbe dhe agresori ishte Serbia dhe forcat paramilitare, për çka siç tha ai, askush nuk ka asnjë dilemë.

    Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se Policia e Kosovës e ka ngritur nivelin e gatishmërisë.

    “Plani oeraptiv 2020 përfshin masat që për qëllim kanë mbrojtjen e zonave me popullsi të përzier në rast të ndonjë incidenti të mundshëm, por edhe është hartuar plani që përmban të gjitha skenarët e mundshëm të rrezikimit dhe rendit të qetësisë publike. Policia e Kosovës ka vendosur në dispozicion të gjitha mjetet dhe burimet për t’u përgjigjur në secilën situatë të mundshme dhe njëkohësisht është ngritur niveli i gatishmërisë”, tha Veliu.

    Mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës erdhi pasi dje hetuesit e Speciales, në bashkëpunim me ELUEX-in arrestuan presidentin e vendit, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe shefi ne deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

    Mbi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë po rëndojnë aktakuza për krime të pretenduara të luftës./

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për “Front Online” thotë se premtimi i VV’së për padinë ndaj...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka deklaruar se tregu kosovar i naftës ka pasur një stabilitet të vazhdueshëm...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Mes dy personave në Lipjan ka ndodhur një mosmarrëveshje për një pronë e cila ishte në shqyrtim gjyqësor. Në lidhje me këtë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë një seance gjyqësore në Pejë, një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.