×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti mohon se do t’i merren 10 milionë euro KEK-ut për Telekomin

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Qeveria e Kosovës do të ndajë 1.1 milion euro për ndërmarrjen “Trepça” që të tejkalojë situatën në të cilën gjendet.

    Kryeministri Avdulah Hoti theksoi se pas një takimi me bordin e kësaj ndërmarrjeje, janë dakorduar që për minatorët dhe ndërmarrjen “Trepça” do të mundësojë tejkalimin e krizës.

    Situata është e vështirë në “Trepçë”, sipas Hotit edhe për shkak të gjendjes së pandemisë, por ai ka fajësuar udhëheqësit e menaxhmenteve të kaluara në “Trepçë” për borxhet rreth 8 milionë euro.

    Teksa shtoi se është fakt i pamohueshëm se menaxhmenti nuk ka arritur ta menaxhojë situatën mirë.

    “Ne jemi dakorduar sot në takim me bordin e përkohshëm që të pranojmë shpejt nga bordi një plan të biznesit për të përmirësuar likuiditetin e kompanisë. Si dhe një plan afat gjatë për futjen investimeve nga jashtë. Kemi ndërmarrë hapat të menjëhershëm, qeveria do të ndajë 1.1 milionë euro për ndërmarrjen “Trepça” për të tejkaluar situatën nëpër të cilën po kalon. Bordi do të ofroj garancitë e veta përmes planit të biznesit që duhet të dorëzohet shpejt ën Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit për mënyrën e menaxhimit të kompanisë në të ardhmen”, tha Hoti.

    Kryeministri Hoti në konferencën për media premtoi se për disa ditë Qeveria do të dalë me një qëndrim edhe për tejkalimin e krizës edhe në Telekom.

    Ai ka mohuar pretendimet e sindikatës në KEK se qeveria planifikon t’i marrë dhjetë milionë euro nga KEK-u për t’ia dhënë Telekomit.

    “Edhe ajo kompani është në gjendje të vështirë sikur plotë kompani të tjera me nënshkrimin e kontratave të dëmshme për vite me radhë. Por tash duhet të përballojmë këtë situatë. Por, për disa ditë edhe për këtë çështje do të dalim me qëndrim… Absolutisht nuk është e vërtet. Mund të jenë bërë biseda poshtë e lartë nga grupacione të caktuara, por jemi këtu për të siguruar ligjshmërinë e çdo veprimi. Pra, nuk është e vërtet, as nuk është diskutuar dhe as nuk do të bëhet ai veprim”, theksoi ai.

    Ndërsa, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi premtoi se shumë shpejt do të bëjë publike të gjitha lejet dhe licencat mjedisore që ka lëshuar kjo ministri për kompaninë e shumë përfolur “Kelkos”.

    “Jam duke u përgatitur me i bërë publike të gjitha licencat që janë lëshuar mjedisore, ujore për kompaninë në fjalë (Kelkos) për me i bërë publike”, theksoi Kuqi.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.