×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti: Do të dëshmojmë se nuk do të ketë të paprekshëm para ligjit

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti shuarjen e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës e ka cilësuar si vendim të duhur duke garantuar se nuk do ketë të paprekshëm para ligjit. Në interpelancën ku është ftuar në Kuvend, Hoti përsëriti se puna e task-forcës do të vazhdojë e papenguar në Policinë e Kosovës.

    Kreu i qeverisë në foltoren e Kuvendit tha se me vendimin për shuarje të kësaj task-force do t’i hapet rruga vendit për integrim në strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

    “Ky vendim i qeverisë nuk ka asnjë objektiv tjetër, përpos luftimit të korrupsionit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative me të cilat po përballet shoqëria jonë demokratike. Objektiv mbetet zhvillimi i kapaciteteve që luftojnë dukuritë korruptive sipas kornizës ligjore dhe jo me vendime administrative arbitrare. Objektiv tjetër i qeverisë është ruajtja dhe fuqizimi i pavarësisë së hetimeve profesionale dhe duhet eliminuar ndërhyrja dhe ndikimet e çfarëdollojshme dhe kjo garantohet me ligje dhe kushtetutë të vendit. Me këtë vendim do të dëshmojmë se nuk do të ketë të paprekshëm para ligjit, do t’i tregojmë botës demokratike që do të rreshtohemi karshi tyre në luftimin e korrupsionit. Me këtë vendim Kosovës do t’i hapim mundësitë drejt integrimit të strukturat ndërkombëtare të sigurisë”, tha ai.

    Hoti theksoi se do të fuqizohet përmbajtja e task-forcës dhe se në strukturimin e ri, e njëjta do të jetë më efikas në luftimin e korrupsionit.

    “Nuk po e pengojmë punën e tyre, por po e fuqizojmë përmbajtjen. Prandaj me strukturimin e ri dhe organogramin e ri sipas ligjit, ne besojmë që ky departament do të jetë më efikas në luftimin e korrupsionit. Ky vendim nuk cenon kontributin dhe përfshirjen e partnerëve tanë strategjikë, por ka të bëjë më ngritjen e përgjegjësie aty ku organet e rendit vlerësojnë se ka mungesa të duhura ligjore për luftimin e korrupsionit”, tha ai.

    Shefi i ekzekutivit tregoi edhe disa nga arsyet pse kanë shtyrë të marrë një vendim të tillë.

    “Ky vendim i yni eliminon mundësinë e bartjes së përgjegjësisë nga një sektor në sektorin tjetër. Eliminon dyfishimin e institucioneve që kanë mandat ligjor të merren me çështje të caktuara dhe në të njëjtën kohë e rritë përgjegjësinë e të gjithave për luftimin e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative. Departamenti special antikorrupsion ka funksionuar brenda departamenteve të hetimeve. Pra kemi departamente brenda departamenteve që është dyfishim dhe përzierje e kompetencave dhe përgjegjësisë. Ne me këtë vendim vetëm po e qartësojmë mënyrën e funksionimit të departamentit të hetimeve brenda policisë”, u shpreh Hoti./E.Zeqiri

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.