×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Historianët e Deçanit: Hoti të bëjë publike marrëveshjen për rrugën Deçan-Plavë

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka kërkuar serish nga kryeministri Avdullah Hoti që të publikojë marrëveshjen e arritur më 9 nëntor 2020, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, marrëveshje kjo e negociuar nga ai personalisht dhe palët e tjera të prekura në këtë drejtim.

    Në një komunikatë për media thuhet se mos publikimi i kësaj marrëveshje nga Qeveria e Kosovës, është një sinjal i keq për Deçanin dhe banorët e tij dhe se askush nuk ka të drejtë të bëjë marrëveshje të këqija në dëme të interesit të qytetarëve të Deçanit dhe në favor të Manastirit të Deçanit, manastir ky që më shumë kryen, siç thuhet, misione diplomatike si ambasadë ruse e serbe në Kosovë.

    “BOLL MA është privilegjuar Manastiri i Deçanit dhe personeli i tij. Ata me veprimet e tyre po tregohen më shtet se shteti i ynë. Kjo është e papranueshme. Kryeministër Hoti, mos hezito! Publikojeni marrëveshjen! Ne, nuk do të ndalemi deri në publikim e kësaj marrëveshje”, përfundon komunikata.

    Kujtojmë se me ndërmjetësimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe me mbështetjen e komandantit të KFOR-it, gjeneral Michele Risi, u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve, të cilat kalojnë nëpër Zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

    Mekanizimi i përhershëm i implementimit dhe mbikëqyrjes (Këshilli i Implementimit dhe Mbikëqyrjes) mbështetur në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, ka miratuar termet e kësaj marrëveshjeje dhe kështu i është dhënë ‘drita e gjelbër’ veprimeve të dakorduara për implementim.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.