Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se gara në komunën e Podujevës nuk duhet të shihet as si fitorja e dekadës, e as si humbja e dekadës.
Kështu ka deklaruar ai në 76-vjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku së bashku me kryesinë e LDK-së bën homazhe pranë varrit të tij.
Ai tha se humbja e bastionit në Podujevë, ka nxjerr mësim që të bëhen më të fortë, ani pse mohoi se partia e tyre po kalon në kriza.
“Nuk ka të bëjë me kriza, ka të bëjë me lëvizje. LDK do të ec pa u ndal sepse është parti pa të cilën nuk ka as zgjidhje as zgjedhje. Duke qenë themelues, ndërtues të kësaj ëndrre të cilën e quajtëm sot, e që është shteti, republika e Kosovës, është kompromis i dhimbshëm i kohës për të zgjedhur drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Ne me kohë kemi ditur të ecim prapa tij. Prapa Ibrahim Rugovës edhe si lider edhe si filozofi politike. E sot asaj dite i kemi dhimbjet tona në procese, po kalojmë dita të vështira kaherë, kjo na nxjerr mësim na nxjerr më të fortë”, deklaroi ai.